Stop – Emisioni 25 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 25 (sezoni 5)

21:02 04/10/2019

Postribe, Tirane e Kutalli, rreziku i nxenesve nga fast-food-et e pakontrolluar.

22 nxënës shkollë në Postribë kanë përfunduar në spital të helmuar, pasi konsumuan ushqim të kontaminuar në një fast food pranë shkollës. Ky ishte një ndër lajmet kryesore të ditës.Më pas transmetohen dy video: nga shkolla 9 vjecare “Gjergj Fishta” në Tiranë dhe shkolla 9 vjecare në Kutalli. Në të parën nxënësve u shiten ushqime në kangjellat e shkollës. Në të dytën, nxënësit hidhen nga avllia, për të dalë e për të blerë ushqim të pakontrolluar e të ndaluar me ligj.

Egjiptiani plagoset ne shina, denohet mashinisti duke injoruar ekspertizen.

Muhamed Çopa, mashinist prej 35 vjetësh, është përfshirë në një aksident në datën 30 korrik 2019. Ai tregon, se me të dalë nga stacioni i Durrësit për në Shkozet, një shtetas egjiptian i ka hyrë në shina, por është plagosur, edhe pse Muhamedi ka frenuar menjëherë. Në datën 2 gusht gjykata ka vendosur arrest shtëpie 45 ditor për Muhamed Copën.Në vendin e aksidentit, gazetarja e “Stop” konstaton, se këmbësorët kalojnë në shkelje të plotë të rregullave të qarkullimit.Leonard Jani, ekspert hekurudhor dhe këshilltar pranë Drejtorisë së përgjithshme të hekurudhës, shpjegon, se nuk mund të mbash përgjegjësi për persona, që nuk iu dhimbset jeta e tyre. Sipas rregullores, thotë ai, nuk është detyra e hekurudhës, që të sigurojë jetën e njerzëve, që hyjnë në rrugën e trenit.Drejtoria e inspektimit hekurudhor është institucioni, që bën ekspertizën në të tilla raste dhe  dhe konkluzioni i saj, që i është vënë në dispozicion prokurorisë, e liron nga cdo përgjegjësi mashinistin Muhamed Çopa. E megjithatë, ai sot vuan dënimin.

Shqiptaret per shqiptaret gjen avionin e 5 mije euro per djalin e aksidentuar.

Vetëm dy ditë ma parë, “Stop” transmetoi apelin e prindërve, Remzi Muca dhe Bukuroshe Xhediku për djalin e tyre, Renis Muca, 14 vjec, i aksidentuar në 17 korrik 2019. Nga spitali i Traumës ata kërkuan 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avionin, që të bëhet transporti.Pas këtij apeli, fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” gjeti mundësinë e avionit ambulator dhe Elvis Naci tha, se janë depozituar edhe 5 mijë euro për kurimin e tij.


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori