Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Censi 2023, “Kur keni bërë dashuri për herë të fundit”, shihni pergjigjet

Prej ditësh ka nisur në vend procesi i regjistrimit, apo censi sic njihet. Ne dolëm në rrugët e Tiranës, duke u hequr si punonjës intervistues në kuadër të censit. Disa prej pyetjeve tona ishin serioze, si në censin e vërtetë. Por nuk mungojnë dhe pyetjet me humor, si “Kur keni bërë seks për herë të fundit”, “a e fikni bolierin, kur bëni dush?”, apo “kush e ka zërin më të trashë, ju, apo bashkëshortja?”.

“Paga ime nuk ka vlerën e kolegëve.” Drejtori bën blofin, i jep mësueses “rrogën e sakatuar”

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Rrogozhinës për problemin e një mësueseje të Shkencave Sociale, me diplomë si mësuese e Arsimit të Mesëm dhe të Lartë. Ajo prej 4 vitesh punon me kohë të plotë në gjimnazin “Haxhi Qehaj” në Rrogozhinë, ku ka marrë emërimin 3 vjet më parë. Problemi i zonjës lidhet me pagesën. Teksa kolegët e saj, në të njëjtat kushte, ose dhe me më pak vite punë, paguhen me 600 mijë Lekë të vjetra në muaj, ajo merr vetëm 56 mijë Lekë.

Denoncuesja: Unë jam mësuese në gjimnazin “Haxhi Qehaj” në Rrogozhinë prej 4 vitesh. Jam mësuese e Shkencave Sociale. Kam hyrë me portal tek vendi i punës duke qenë se ishte vakant dhe kam dalë e para në portal. Problemi nis me pagën. Unë gjatë gjithë këtyre viteve punë nuk jam paguar si mësuese në gjimnaz. Paga ime nuk ka vlerën e mësuesve dhe kolegeve të mia, me të cilat mund të themi që kemi hyrë në të njëjtën periudhë. Unë paguhem 56 mijë Lekë, ndërsa kolegeve të mia mund t’i shkojë në 60 mijë Lekë. Tek “Bashkëqeverisja” më kanë thënë që “keni të drejtë” dhe se do të paguhem dhe për periudhën në të cilën nuk jam paguar sa duhet. Nuk kam marrë asnjë zgjidhje.

Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti: Përderisa ajo ka diplomë të AML-së, edhe sikur të japë në kopsht, kjo nuk ka rëndësi fare. Ajo paguhet me diplomën që është sepse për këtë është diploma. Kjo është një histori “alla shqiptarçe” ku çdokush çohet dhe thotë “si mund të ja vështirësoj jetën një individi”. Së pari njëherë, drejtori i shkollës i ka bërë një kontratë dhe duhet të përaqesë kushtet. Ka kërkuar të drejtën e vet dhe nuk i thonë pse këto lekë i janë hequr. Është një shumë e madhe, e cila plus rrogën e sakatuar që i kanë bërë, i kanë futur dhe stresin dhe e kanë demotivuar si njeri. Të demotivojnë dhe pastaj ngrenë duart edhe thonë “nuk dimë gjë”. Duhet t’ia kthejnë zonjës me një falje të madhe dhe me të gjitha bonueset që i takojnë.

Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Durrës e ka pranuar problemin dhe i ka kërkuar Zyrës Vendore të Arsimit Parauniveristar Rrogozhinë që të bëjë pagesën për mësuesen në fjalë si arsimtare gjimnazi, së bashku me diferencat e munguara. Por ZVA Rrogozhinë nuk ndërmerr asnjë veprim. Eksperti i financës në ZVA Rrogozhinë thotë se mësuesja i ka marrë paratë në rregull, pasi normën e ka plotësuar me orë të ciklit 9-vjeçar.

Specialisti i Financës: Pagesat e zonjës janë të rregullta sipas emërimit që ajo ka pasur në shkollën ku ajo është mësuese. Ajo është mësuese në gjimnaz dhe ka pasur një mbledhje orësh, një pjesë në gjimnaz dhe në një shkollë të ciklit të mesëm të ulët, jo në gjimnaz. Kjo ka qenë përpara periudhës që unë të isha i punësuar këtu. Pagesën e bëj sipas listprezencës që më vjen nga ana e Drejtorisë së Shkollës. Ne nuk kemi një shkresë që të bëhet kompensiomi i diferencave të pagesave të paguara gabim.

Por “Stop” provon se mësuesja i plotëson të 20 orët në gjimnazin e Rrogozhinës. Në këto kushte, gazetarja pret drejtorin e ZVA-së Rrogozhinë, Luan Sheshi, i cili kërkon kohë që të shqyrtojë dokumentet.

Dr.ZVA Rrogozhinë, Luan Shehi: Do të shqyrtoj rastin dhe do të jap një përgjigje shterruese, gjithmonë bazuar në ligje dhe në udhëzimet përkatëse. Jemi vonë, por do ta bëjmë. Do ta shqyrtojmë, dua dhe unë kohën time.

Pas takimit me drejtorin e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Rrogozhinë ka pasur zhvillime pasi mësuesja u thirr në një takim me juristin dhe u pranua fajai. Nga Shtatori 2023, do të paguhet si mësuese gjimnazi. Përsa i përket diferencave që nuk iu dhanë për kaq vite, në fakt thuhet se nuk ka fonde kjo zyrë. Thirrja e “Stop” është e qartë: Të gjenden fondet dhe mësuesja të paguhet!

Me veshje jo etike në makinë me prokurorin, gjyqtarja “luan” të fyerën

Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka transmetuar vendime dhe veprime të kompromentuara të gjyqares së Gjirokastrës, Suela Dashi. Kjo e fundit udhëtonte me veshje aspak etike me ish-prokurorin e çështjeve të saj, Emëror Kasaj.

”Stop” i është drejtuar me shkresa institucioneve të drejtësisë në vend për të shqyrtuar mungesën e etikës për gjyqtaren Dashi, e cila shfaqet me zë dhe figurë me veshje provokuese duke zbritur nga makina e prokurorit Kasaj. (Lexo më shumë)

Por në të kundërt është vetë gjyqtarja, e cila kërkon të bëjë të ofenduarën pasi emisioni “Stop”, serviri këtë realitet për publikun.

Pjesë nga biseda në studion e “Stop”:

Saimir Kodra: Kemi folur këtu në këtë emsion për kushedi sa herë për një prokuror, Emëror Kasaj, i cili iku nga vetingu për një mijë e një shkelje të tij proceduriale dhe jo vetëm. Në një nga historitë që Emëror Kasaj kishte me emisionin “Stop” dhe jo vetëm, kishte atë sfidën që “unë do të gjunjëzoj mediat” të cilën ai e humbi dhe kushedi sa të tjerë që kanë qenë dhe do të vijnë pas. Hyri në skenë dhe kjo Suela Dashi, kryetare e Gjykatës së Shkallës së Parë. Një vajzë e re, magjistrate, e cila sapo kishte dalë nga bankat e shkollës, e cila në aktin që kishte bërë ish-prokurori Emëror Kasaj për pezullimin e avokatit Arbjan Llangozi, kishte 50 vendime gjykatash sepse nuk e ekzekutonte vetë.

Gentian Zenelaj: Ju çonte gjykatave të tjera.

Saimir Kodra: Po dhe ju thoshte që për “moskompetencë” e ka ajo për ta bërë, pra Suela Dashi. Edhe Gjykata e Lartë po ashtu, 50 vendime u bënë. Mirëpo ajo nuk donte sepse kishte gjykatën e saj. Një magjistrate që bëhet kryetare gjykate ashtu, çfarë ka këtu në mes? Sigurisht që unë them që ka para.

Gentian Zenelaj: Mund të jetë zotësi, meritë…

Saimir Kodra: Edhe kjo mund të jetë… Bukur. Në një nga emisionet ju kemi treguar me zë dhe figurë se si në shkelje të plotë të Kodit të Etikës, ish-prokurori i asaj kohe dhe Suela vinin me të njëjtën makinë nga Tirana që kishin të njëjtën çështje për të diskutuar. Ju ha mendja se çfarë kishin për të diskutuar një prokuror që nget makinën me një gjyqtare 4 orë rrugë. Në të njëjtën makinë, një tjetër shkelje e Kodit të Etikës. (Lexo më shumë).

Ju transmetuam me pamje dhe në atë emision e kam thënë qartë dhe pastër dhe e them prapë pa pikë turpi dhe frike që zonja gjyqtare, Suela Dashi është me minifund, është shkelje etike, i kemi bërë një pyetje.

Gazetari: Urime për detyrën si kryetare e Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, keni ndonjë koment?

Suela Dashi: (Nuk ka koment).

Gazetari: Donim një koment në lidhje me 50 vendimet për çështjen e avokatit Llangozi që e kanë kthyer shumë gjykata, thekso këtu edhe Gjykatën e Lartë, a keni ndonjë koment?

Saimir Kodra: Kur e kemi pyetur sepse nuk e gjenim asnjëherë në institucion se “ku je mi gocë”, pati thënë që “merrem me punë studimore, rri në bibliotekë”, ndërkohë që ajo ishte në kokërr të Tiranës a di unë ku jetonte dhe banonte. Kalo pak tek ajo pamja që dilte nga makina e Emëror Kasajt se ndoshta e ka harruar ILD-ja e KLGJ-ja që mbron gjyqtarët. I bëra shkresë në atë kohë ILD-së për shkeljet e etikës dhe nuk mora kurrë përgjigje (Lexo më shumë). KLGJ-ja bëri një shkresë absurde ku na tërhiqte ne vërejtje për “të lutem gjuhën më të moderuar”, ndërkohë që nuk iu përgjigja në atë kohë se isha në periudhë pushimesh dhe nuk doja të prishja terezinë, por po ju them sot “kush jeni ju që më ngatërroni me një vartësin tuaj dhe më thoni, këtë e këtë”. Unë kam një tjetër institucion që është AMA që mund të më sugjerojë ose të më gjobisë. Kush jeni ju më diskutoni punën time. KLGJ, çfarë pune keni ju?

Për dijeni, sot, prokurori i Sarandës ka 50 vendime gjykate që nuk i ka ekzekutuar ILD e plot vende të tjera që tani ma sollët sërish në sheshpamje dhe do të merrem gjerë e gjatë me këtë gjyqtare, po lexoj këtu një kërkesë për informacion thotë: Televizioni Klan, emisioni investigativ “Stop”- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksion i Përgjithshëm Sarandë ka nisur procedim penal për veprën penale “fyerje ndaj gjyqtarit” (dhe na kërkojnë materiale filmike), drejtuesi i prokurorisë, Kledian Llaho. I ke të gjitha në YouTube zotëri i nderuar. Kliko dhe i ke të gjitha materialet që kam thënë apo që akoma nuk kam thënë për Suelën.

Në video: Emisioni “Stop”, 12 Tetor 2022 – Shkeljet e Gjyqtares Suela Dashi, Gjykata e Lartë e rrëzon, ILD-ja memece

Saimir Kodra: Por që të nisësh një hetim të tillë për “fyerje nga gjyqtarit”, nuk ka asgjë këtu, kjo është me minifund. E kam thënë dhe do e them prapë, kjo është me minifund në institucion shtetëror, me gishta të lyer e varëse floriri e ku di unë me çanta që nuk e di sa i kushtojnë. Kjo është fyerja për inteligjencën time, por ani kësaj ti më thua që jam i detyruar që të marr një denocnim të një gjyqtare, qoftë dhe në këtë rast, ndërsa për 50 vendimet gjyqësore që kishin moskompetencë dhe e bënte vetëm kjo, ju nuk keni nisur asnjë hetim. Këtë nuk e them se u frikësova, por më duket absurde e gjithë kjo.

Gentian Zenelaj: Edhe nëse ne asaj i themi pallto e kuqe sipër gjurit, prapë ka 50 kthim mbrapsht për moskompetencë.

Saimir Kodra: Suela, personalisht do të jemi në sallën e gjyqit. Unë personalisht sepse ti mund lëshosh një prokurorë për përfaqësim me një avokat. Eja dhe përballemi të 2 për gjëra të cilat salla e gjyqit dhe prokurori aty mund t’i dëgjojë për herë të parë, në Sarandë dhe më pas këtu tek “Stopi”.