Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Emrat për President? Komentet dhe batuat e qytetarëve

Këto ditë politika shqiptare është përfshirë nga ethet për zgjdhjen e presidentit të ri të vendit.Ne kemi pyetur qytetarët në rrugë, sesi e duan kreun e ri të shtetit shtatlartë, sy petrit apo hundshkabë. Mes emrave, që kanë dalë në qarkullim një qytetarët thanë, se nuk kanë ndonjë ndryshim e nuk presin ndonjë gjë të madhe.

Dimal/ Qytetari: M’u lodh gruaja e i bleva brumatrice, pajisja nuk punon

Dalip Reka, një banor i Dimalit, tregon, se për të lehtësuar gruan, në 12 maj 2022, porositi online një brumatriçe tek faqja “Hoff Bakerman”.Por porosia nuk i erdhi e saktë, sepse nga 6 kg, i vjen 4 kg, dhe nga 3 pajisje rrahëse kishte vec 1. Si të mos mjaftonte kjo, pajisja nuk punonte.Dalipi i shkruajit kompanisë, por nuk mori përgjigje. Garancia e produktit është 3 vjet, por pajisja nuk punoi asnjë ditë. Askush nga kompania nuk i kthen përgjigje në facebook, edhe pse kur e bleu, ishin shumë të gatshëm t’ia sillnin.

Bleu pajisje brumi që nuk punonte, Stop ndërhyn e ia ndërron

Për problemin e qytetarit Dalip Reka, gazetarja e “Stop” komunikon me kompaninë “Hoff Bakerman”.Pas ndërhyrjes sonë, përfaqësues të firmës premtojnë ta kthejnë pajisjen të nesërmen, sapo të flasin me administratorin.