Stop – Emisioni 27 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 27 (sezoni 5)

21:02 08/10/2019

Shqiptaret te fundit per gjuhet e huaja, por te paret per ikur jashte.

Na pëlqen të themi, se i mësojmë shpejt i flasim mirë gjuhët e huaja. Por sipas Eurostat-it, rezulton, se 60% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë huaj. Kjo është një ndër përqindjet më të larta në Europë,ku 35% e qytetarëve të BE-së, flasin vetëm gjuhën e vet.Pavarësisht nga kjo, dëshira e shqiptarëve për të ikur nga vendi, ia kalon edhe popullsive në vendet, që janë në luftë, apo në konflikte të thella civile. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Shqipëria, rezultoi vendi i parë në botë për kërkesat për azil në Bashkimin Europian, në raport me popullsinë.Për çdo 100 mijë banorë janë larguar mesatarisht 55 shqiptarë në 6 muajt e parë të vitit.

Cerrik/ grabisin shtepine e identifikohen nga viktimat, prokuroria ben sehir.

Mesnatën e 11 prillit, në Fermë të Cërrikut, 3 persona të maskuar grabisin familjen Sherifi, në një banesë private 2-katëshe.Flokrida Sherifi, vajza e familjes, tregon, se sapo kishte kaluar mesnata, kur 3 persona me maska, armë zjarri e leva, thyejnë xhamin e dritares së salloni dhe futen në dhomën e gjumit, duke kërcënuar me armë.Mamanë e lidhën e po ashtu keqtrajtuan fizikisht vetë Flokridën.Pasi marrin 2 milionë lekë,largohen të frikësuar nga britmat e grave të shtëpisë.Vajza tregon, se dy kamerat e sigurisë kanë marrë pamje të qarta dhe ajo ka njohur agresorët: Xhuljo Cela, Erand Bajrami dhe Aurel Brace, dy komshinj dhe një kushëri.në të njejtën natë, Flokrida dhe mamaja e saj, iu drejtuan Komisariatit të Policisë Cërrik, për të bërë denoncimin.3 grabitësit u shoqëruan për disa orë në polici dhe më pas u lanë të lirë.Cështja shkoi në Prokurorinë e Elbasanit dhe iu besua prokurores Zena Lila.Prej 6 muajsh prokurorja nuk ka bërë asgjë dhe 2 prej agresorëve janë larguar nga Shqipëria.

 Tirane/ I japin listen e notave me te dhena gabim: shko ne gjykate!

Një qytetar i është drejtuar emisionit “Stop” për të denoncuar një problem me gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë.Pasi studioi në këtë gjimnaz në vitet 2003-2007, ai kryen edhe studimet e larta.Në vitin 2019 shkon në shkollën e mesme për të marrë një listë notash, por në dokument i mungon vendlindja, numri i amzës, datëlindja është gabim e po ashtu emri i babait. Përgjigja e vetme është, që duhet t’i drejtohet gjykatës.Edhe drejtori i shkollës, edhe drejtori i zyrës arsimore i japin të njejtën përgjigje, duke thënë, se të tilla probleme hasin cdo ditë.Eksperti Albano Zhapaj, e konsideron problem madhor mungesën e regjistrit të vecantë dhe të dhënave, që mungojnë. Sipas tij, kjo situatë mund të zgjidhet përmes një komisioni në shkollë dhe me përfaqësues nga DAR, pa qenë nevoja që qytetari të bredhë nëpër dyert e gjykatave.

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori