Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Masakroi gruan për rimodelim barku, gjobitet “Sante Plus”

Në 7 shtator sollëm historinë e një zonje, që iu drejtua spitalit privat Sante Plus për rimodelimin e barkut, por rezultati ishte i tmerrshëm. Zonja jeton prej 22 vitesh jashtë Shqipërisë dhe vendosi, që për 1900 euro të kthente barkun, që kishte pasur para lindjeve, në këtë spital në Tiranë. Pas ndërhyrjes zonja tregon, se nuk i vunë kateter e nuk mund të shkarkohej. Për pasojë u fry dhe iu rrit shumë albumina.Në këto kushte e cuan në QSUT për ndihmë më të specializuar.Kur u kthye në Sante Plus, plagët nuk po i mbylleshin, ndaj e rioperuan.Shkoi në shtëpi e pas banjos, barku iu hap plotësisht. Në Sante Plus zonja shkoi dhe 5 herë të tjera, për ndërhyrje. Herën e pestë i hoqën edhe këthizën. Zonja tregoi, se kjo situatë ka futur në depresion gjithë familjen e saj.