Teatri ne parlament/Interpelance e debate per ceshtjet e nxehta.

Parlamenti u mblodh sërish në seancat e përjavshme. Në rendin e ditës ishte edhe interpelanca e kërkuar nga opozita me kryeministrin Rama, lidhur me shembjen e Teatrit Kombtar.Si në cdo senacë nuk munguan debatet e batutat për cështjet e nxehta të ditës.

Tirane/Po merrte krep poshte pallatit, shoqerohet qytetari, kercenohet biznesi.

Roland Dhimogjini ka një biznes kreperi pranë sheshit Ëilson në Tiranë.Ai tregon, se në datën 12 maj rreth orës 21.00 kanë mësyrë forcat e komisariatit numër 2, pasi ne trotuar ishte një qytetar, që banonte në të njejtin pallat me kreperinë e që po priste të merrte një porosi. Qytetari është shoqëruar me forcë në polici, ndërsa administratori i biznesit është kërcënuar me gjobë për thyerje të karantinës, por pa asnjë akt me shkrim.Stop transmeton pamjet e asaj nate, ku degjohet qytetari që thotë, se ka djalin vetëm e ka zbritur thjesht për t’i marrë një krep. Nga ana tjetër dëgjohet edhe Rolandi, që këmbëngul se qytetari është jashtë lokalit dhe ai punon vetëm në shërbimin delivery. Në komisariatin numër2na u tha, se masën për biznesin e vendos komisioni me në krye shefin e komisariatit dhe qytetari mund të mbrohet atje.Në fund komisioni vendosi mosgjobitjen e biznesit, duke marrë në konsideratë pamjet filmike.

Lushnje/Me prapambetje mendore, i heqin kempin pas 12 vjetesh e i kerkojne lekët.

Jemi ndalur në fshatin Grabjan të Lushnjes, pasi Çelnik Dhëmbi është drejtuar në redaksinë e emisionit Stop, pasi ka një problem me vajzën e tij 16 vjecare. E mitura ka marrë kemp për rreth 12 vjet, për shkak të diagnozës prapambetje mendore. Në vitin 2019 ka shkuar dhe ka bërë rinovimin e letrave të kempit dhe deri në shkurt të 2020-ës ka marrë kempin si zakonisht. Në shkurt është thirrur në Kempin Epror dhe i është thënë, që kempi ndërpritet, pasi nuk i takon, madje duhet të kthejë lekët, rreth 400 mijë lekë të vjetra. Celniku tregon, se vajza sa vjen dhe bëhet më agresive dhe nuk është e aftë as për shkollë. Ai thotë se dhe vetë është i sëmurë dhe ka nevojë për ilace. Për këtë problem u drejtuam në Drejtorinë Rajonale të shërbimit social dhe përgjigja, që morëm, ishte se në dhjetor të vitit 2019 nga Kmcap epror vajza është diagnostikuar me prapambetje mendore të lehtë, duke u lënë pa grup invaliditeti, pra pakemp.