Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Hitparade i absurdit shqiptar

Në Doganën e Morinës dritën vazhdojnë të mbahen të ndezura edhe gjatë ditës, megjithë thirrjet për kursim të energjisë elektrike.Lopët kalojnë mespërmes rrugën e makinave në Shkodër.Një e moshuar është filmuar duke u ushtruar në vegla fitnesi. Banorët e një pallati kanë refuzuar me shkrim kërkesën për para për pompat e djegura të pallatit të tyre. Një qytetar transporton nga xhami i makinës materialet e ndërtimit në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.