Sikur të jetë njeri, cila është pjata e preferuar e qenit

Një këlysh qeni është filmuar duke shijuar gjithë qejf një pjatë me ravioli kineze. Një mace po shijon një xhiro në kurrizin e kalit e nuk pranon të zbresë, as kur kafsha lodhet e ndalon.

Nga blerja e kompjuterëve, lyerja e pastrimi, vjedhja në qendër shëndetësore

Ish-drejtori i Qendrës Shëndetësore Shkozë, Shpëtim Behluli, duket se ka shpërdoruar fondet dytësore, që gjeneron qendra, për periudhën 2022-2023. Sipas dokumenteve dyshohet edhe në falsifikimin e firmave të anëtarëve të komisionit.

Gazetari: Edhe kjo është shumë e rëndë. Mbani përgjegjësi, që mund të keni firmosur në emër të kolegëve të tjerë?

Ish-drejtori, Shpëtim Behluli: Jo nuk ka shanse…

Gazetari: Sepse ka të njëjtën kaligrafi, prandaj?

Ish-drejtori, Shpëtim Behluli: Jo, jo, është shpikje, shpikje…

Që nga blerja e kondicionerit, bërë me kërkesë nga një ish-infermiere, tek blerja e kompjuterëve, që shkruhen si të rinj e blihen të përdorur, procedurat janë gjithë probleme. Qendra Shëndetësore Shkozë e ka paguar pastruesen si të jashtme, duke i marrë përsipër edhe transportin, ndërsa edhe në shpërblimet e fundvitit ka abuzime.

Edhe me menaxhimin e mbetjeve spitalore QSH Shkozë ka probleme për periudhën 2022-2023. Për vitin 2022, kjo qendër ka gjeneruar 1300 kg mbetje spitalore, një sasi e fryrë, pasi sasia që ajo prodhon është e papërfillshme.

Gazetari: Në lidhje me mbetjet spitalore, keni përdorur formularin e 2022-shit dhe keni lidhur direkt kontratën në 2023-shin.

Ish-drejtori, Shpëtim Behluli: Po ku marr vesh unë? Kam drejtuar ashtu si… ku di gjë unë sesi janë letrat… nuk mbaj mend gjë unë…

Gazetari: Keni mbajtur dhe një sanitare jashtë kontratës. Ju i merrni si të jashtme.

Ish-drejtori, Shpëtim Behluli: Jo, nuk mbaj mend…

Gazetari: I ke me dokumenta. Ju keni firmosur. Unë nuk doja t’i merrja, i kam në makinë. 

Këto prokurime të vogla, sipas një VKM-je, duhet të miratohen nga Operatori Rajonal, por në të vërtetë, janë miratuar direkt nga Operatori Qendror.

Gazetari: Disa nga procedurat, për shembull janë miratuar nga Qëndrori dhe jo nga Rajonali, ashtu siç e ka VKM-ja, që miratohet njëherë tek Rajonali, pastaj tek Qëndrori.

Ish-drejtori, Shpëtim Behluli: Të gjitha procedurat janë miratuar sipas ligjit, po bre…

Gazetari: Jo,jo! Unë i kam me dokumenta, që disa nga procedurat, janë miratuar vetëm tek Qëndrori.

Ish-drejtori, Shpëtim Behluli: Të gjitha janë miratuar nga Qëndrori, Rajonali dhe DRF-ja.

Emisioni “Stop” në Tv Klan, pyeti tek Operatori Qendror, ku na deleguan tek Fondi, si institucioni epror auditues. Nga ana tjetër nuk kuptohet se pse Fondi e ka nxjerrë pa probleme auditimin, kur shkeljet në këtë qendër shëndetësore, janë flagrante. 

Pensionistëve që jetojnë jashtë, pensioni u ruhet për vetëm 3 vjet

Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan vjen nga pensionistë, që për arsye shëndetësore kanë qenë jashtë vendit për 4 vjet dhe kur janë kthyer, nuk kanë mundur të marrin shumën e akumuluar të pensionit për gjithë këtë periudhë, por vetëm për 3 vjet. Paratë e një viti janë kthyer në arkën e shtetit.

Denoncuesja: Gjyshërit e mi, për arsye shëndetësore, janë larguar drejt Amerikës përreth 4 vite. Në momentin që janë kthyer në Shqipëri, kanë shkuar të tërheqin pensionin sepse nuk ua kishte marrë asnjë njeri pensionin; shkuan për ta tërhequr pensionin dhe kanë marrë vetëm 3 vitet e fundit. 1 vit nuk ju është kthyer.

Gazetarja: Arsyeja?

Denoncuesja: Arsyeja që ne na kanë dhënë atje, thonë që “nuk mund ta tërhiqni sepse i është kthyer thesarit të shtetit”. Por nuk më duket e drejtë, sepse gjyshërit nuk është se e kanë lënë me dashje, e lanë me dëshirë atë, nuk kishin mundësi ta tërhiqnin.

Ndryshimet në ligjin 7703, i vitit 1993 për sigurimet shoqërore, vijojnë të penalizojnë pensionistët që për arsye të ndryshme nuk ndodhen në Shqipëri, e nuk munden ta tërheqin pensionin në kohë. /tvklan.al