Video humoristike/ Kontrolli i venies se maskave/ batutat e parlamentit.

Sot ka hyrë në fuqi vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskës në cdo ambient jashtë shtëpisë, në të kundërt, do të aplikohen gjoba financiare.”Stop” sjell një video humoristike, që tregon, sesi mund të bëhet kontrolli për mbajtjen e maskave. Sot ish kryeministri Berisha feston ditëlindjen e 76-të. Në të njejtën ditë u mbajt seanca parlamentare e rradhës, ku nuk munguan debatet, por më shumti batutat e përjavshme, që vetëm ndizen në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Rrogozhine/ Drejtori i ujesjellesit me diplome false u ben presion punonjesve.

Disa punonjës të Ujësjellësit të Rrogozhinëskanë denoncuar në “Stop”, se drejtori, Skënder Dedej, u kërkon të plotësojnë disa formularë me gjeneralitetet dhe numrin e kartës së identitetit, duke treguar edhe partinë, për të cilën do të votojnë. “Stop” ka mësuar, se drejtori Dedej nuk e ka shkollën e lartë, që e ka të detyrueshme për vendin e punës.Kur gazetari i emisionit “Stop” e pyet drejtorin për arsimin e lartë, Skënder Dedejthotë, se ka mbaruar Ekonomikun dhe jo inxhinierinë Mekanike, sic është shkruar në vendimin e emeërimit në vitin 2019. “Stop” verifikon në Bashkinë e Rrogozhinës procedurën e emërimit, ku thuhet, se drejtori është emëruar pa konkurs, ndryshe nga sa thotë, vetë zoti Dedej.

Rrogozhine/ Si e fshehu, por e pranoi diplomen false drejtori i ujesjellesit.

Gazetari i “Stop” i kërkon drejtorit Skënder Dedej dosjen e tij, për të parë shkollën e lartë dhe dosjen drejtori nuk e kishte në institucion, por në shtëpi. Gabimisht z. Dedej na sjell diplomën e falsifikuar të fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe jo atë të Ekonomikut. Për të shmangur këtë gafë, drejtori e merr dhe e fsheh diplomën e tij në sy të gazetarit.Gjatë debatit me gazetarin, drejtori Skënder Dedej pranon, se e ka bërë fakultetin e inxhinierisë në vitet 1992-1996, kur ka qenë 36 vjec.Ai pranon edhe faktin, se diploma është false, por nuk ka një përgjigje për këtë vepër penale.