Transferimi i “komisarit të dritës”, Stop kthen në punë Dritan Shallarin.

Dritan Shallari,prej 11 vjetësh mësues i gjuhës angleze në fshatin Grevë dhe shkollat Zhepë e Gurazez Skrapar,denoncon në “Stop” transferimin e tij arbitrar disa orë larg fshatit. Drejtoresha e shkollës e njoftoi, se duhet të shkonte në shkollën e Strafices dhe Barcit, por problemi është se shkollat, ku jepte mësim Dritani mbetën pa mësues anglishteje.Drejtoresha, Albana Bakiasi, tha, se për këtë ka folur me përgjegjësen e zyrës arsimore Engjellushe Nakuçi. Por kjo e fundit e mohoi këtë vendim dhe urdhëroi kthimin e Dritan Shallarit në vendin e punës.

Jetë e re për familjen Murataj, Stop e Fundjava e bëjnë me shtëpi.

Mëse një vit më parë, në shtator 2017, “Stop” transmetoi rastin e mjerimit dhe fatkeqësisë në familjen Murataj në Bruzmali në Krujës. “Stop”, “Fundjava ndryshe” dhe Emina Cunmulaj rikthehen në këtë familje me një shtëpi të re.Flutura me 5 fëmijët e saj dhe vjehrrin e verbër, janë vendosur tashmë në Valias të vjetër të Tiranës, duke u shpërngulur nga fshati i Krujës, ku jetonin.