Stop – Emisioni 30 (sezoni 5)

https://youtu.be/RRodiiO_ofQ
Posta

Stop – Emisioni 30 (sezoni 5)

21:02 11/10/2019

Hitparade i absursdit shqiptar.

Një qytetar ka filmuar depon e ujit në Zallherr, e cila është pa ujë dhe pa roje,edhe pse për këtë objekt paguhen 2 persona.Në Cërrik kamioni i plehrave i lëshon gjysmat e mbeturinave në rrugë gjatë transportit.Po Cërrik rradha për pasaporta i ngjan rradhëve të mishit në kohën e Shqipërisë komuniste. Në Valias para një pallati, një pellg është shndërruar në liqen, ku lahen rosat. Këto episode shfaqen dhe komentohen në pjesën e parë të emisionit të sotëm “Stop”.

Prej 6 muajsh i hyn uji ne shtepi, UKT ngre supet, Stop zgjidh problemin.

Miranda Lapraku,banore enjësisë numër 2 në rrugën “Fuat Toptani”, pranë depove të ujit, tregon, se nga muaji mars i 2019-ës deri më sot, ka pasur problem me UKT-në. Ajo thotë, se punonjësit shkojnë, për të hapur disa kanalizime, por mua sa herë që i vjen uji, i del tek kopshti dhe i futet në shtëpi. Miranda shpjegon, se muret i ka gjithë lagështirë, ndërsa mobiljet me myk. I është drejtuar UKT-së, në njësinë 2 me një ankesë, por asgjë nuk u zgjidh. Më pas iu drejtua Drejtorisë Operacionale dhe megjithë premtimin e drejtorit, sërish asnjë zgjidhje. Tani Mirandës i ka mbetur vetëm Stop-i. Arbion Dalipi,drejtori i UKT për njësinë numër 2, tregon gjithë përpjekjet për zgjidhjen e problemit, derisa një specialist zbuloi një lidhje të paligjshme, që conte në banesën e qytetarit Kadri Hasa.Ky i fundit u gjobit me 100 mijë lekë të vjetra dhe problemi i zonjës Miranda Lapraku, u zgjidh.

Denoncimi/ nuk i regjistrojnë fëmijën në cerdhe, Stop zgjidh problemin.

Një nënë e një fëmije 11 muajsh, tregon në “Stop”, se përgatiti gjithë dokumentacionin, për të regjistruar për herë të parë në cerdhen numër 48 foshnjen e saj. Gjithcka duhej e dorezoi pranë Drejtorisë së cerdheve, që në qershor. Pasi i kërkuan edhe një vërtetim raporti-lindjeje, i thanë, që fëmija duhet të regjistrohej në cerdhen 48 në Tiranë.Zonja u sorollat gjatë gjithë verës, e fëmija nuk regjistrohej. Por kur ajo u shpreh, se këtë punë do ta zgjidhte me “Stop”-in, punonjësja e cerdhes, i tha, se te hënën fëmija do të ishte i regjistruar në cerdhe.


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT