Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Hitparade i absurdit shqiptar

Në Përmet asfalti i ri është model me gropa. Në lumin Lin derdhen mbetjet, duke shkaktuar ndotje mjedisore. Emigrantët e paligjshëm kalojnë kufirin natën nga Franca drejt Anglisë.Në Yzberisht një invalid ka dalë në rrugë, duke mbushur vetë gropat e krijuara.Plehrat në Mëzez të Tiranës janë bërë mal e askush juk është kujdesur t’i mbledhë.Janë këto episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

#stop30shtator #hitparadeabsurdit #videotejaves #SaimirKodra #GentianZenelaj

Lushnja pa raporte për leje lindjeje, ia marrin Fierit pas alarmit të Stop

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një denoncim nga një qytetar nga Lushnja, i cili kërkon të mbetet anonim, për shkak se punon në administratë shtetërore. Ai thotë, se është bërë me fëmijë prej tre muajsh, por e shoqja nuk merr paratë e raportit të lejes së lindjes, sepse në Konsultoren e Gruas nuk ka fletë modelare.Gazetarja e “Stop” e provon me kamera pretendimin e denoncuesit.Për këtë problem pyesim drejtoreshën e Konsultorit të Gruas, Mejreme Dervishi, e cila thotë, se i ka bërë shkresë Issh Lushnje që në 8 gusht, por nuk ka marrë përgjigje.

#stop30shtator #raportilindjes #denoncimiLushnje #SaimirKodra #GentianZenelaj

Shtëpi e re për nënën me 3 vajza/ apeli për 5-vjeçaren me masë në fytyrë

Redina Kasa, nënë e vetme e 3 vajzave, do nisë një rrugëtim të ri duke i dhënë mundësinë fëmijëve të saj të kenë një strehë. Shkumbin Qormehmeti bëri një mrekulli me gjestin e tij human, duke i dhuruar një shtëpi të re familjes Kasa. Altea Bregasi, 5 vjeç nga Cakrani i Fierit, vuan për shkak të një mase në fytyrë, që rrezikon të kthehet në trombicitopeni, duke rrezikuar edhe jetën e vogëlushes.Kurimi i saj kushton 19.000 €, ndaj Stop dhe Fundjavë ndryshe bëjnë apel për të shpëtuar jetën e Alteas së vogël, duke kontribuar në https://www.gofundme.com.

#stop30shtator #humanizem #solidaritet #apeli #SaimirKodra #GentianZenelaj