Feste dhe incidente me babagjyshe e peme krishtlindjesh.

Emisionin e fundit të vitin e nisim me disa video gazmore, që kanë të bëjnë me atmosferën e festave. Një babagjysh rrëzohet nga shkallët. Një fëmijë rreh babagjyshin, pasi mesa duket, nuk ia ka plotësuar dëshirat, që ka shprehu. Janë këto disa nga videto, që shfaqen e transmetohen në studion e “Stop”

 Grinci u merr dhurata e urime figurave Vip, nga Kastro te Ermal Mamaqi.

Në natën e ndërrimit të viteve ne sjellim personazhin e njohur si Grinci, që shkon në qendër të Tiranës, te pema, duke “vjedhur” njerëzit, që bënin foto.Më pas sjellim intervista plot humor me personazhe si Noizy, Soni Malaj, Orgesa Zaimi, Kastro Ziso e Ermal Mamaqi.

Nga Grinci te Babagjyshi, pakot e “vjedhura” te personat me pak mundesi.

Tashmë Grenci i veshur si Babagjyshi I Vitit të ri ka dalë me dhuratat e “rrëmbyera” dhe ua ka shpërndarë ato njerëzve me më pak mundësi, një sanitareje, një shitësi ambulant, një shoferi autobuzi, një roje etj.