Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Cili është ushqimi, pa të cilin Lulzim Basha nuk bën dot?


Njëri prej drejtuesve demokratë, Lulzim Basha, është parë ditën e djeshme të blejë byrek në Tiranë. Por meqë nuk kishte të holla, Basha iu drejtua shoqëruesit për monedha. Pasioni i Bashës për byrek nuk është i ri. Edhe herë të tjera ai është filmuar duke konsumuar byrek. Madje dy bjet më parë, gjatë fushatës elektorale, ai ndal në Lushnje, duke treguar se shkon atje, sa herë i bie rrruga, vetëm për shijuar gatimin tradicional.

”E kafshoi për një lodër”, fëmija me sindromën Down sulmohet në shkollë


Jemi në Vlorë. Zonja e drejtuar në redaksinë tonë, ka një djalë 7 vjec me sindromen down,i cili frekuenton klasën e parë në shkollën speciale. Zonja tregon, se djali i saj është kafshuar nga shoku i klasës në prezencë të mësuesve dhe këta të fundit e kanë trajtuar rastin, si jo problematik. Por në fakt, pas rastit të parë, incidenti është përsëritur edhe dy herë të tjera.Vetë 7 vjecari arrin të tregojë për kafshimin në krah, që sic thotë ai, ia ka bërë një beb. Nëna thotë, se është e shqetësuar për të ardhmen e djalit, pasi nuk ka perspektivë për fëmijët me këtë problem në Vlorë.Shkolla 9 vjecare speciale në Vlorë ka 35 fëmijë dhe 20 mësues, 2 mësues për maksimumi 6 nxënës. U takuam me mësuesen kujdestare Genta dhe mësuesen ndihmëse Pranvera.Mësuesja kujdestare mohoi, që të ketë ndodhur incidenti, ndërsa ndihmësja na tregoi, se episodi i parë ka ndodhur në prezencën e saj.Ne takuam dhe drejtoreshën e shkollës Eda Llambro, e cila garantoi, se një situatë e tillë nuk do të përsëritet. Ajo pranoi, se ka mësues gjatë gjithë kohës në klasë dhe kafshimi i fëmijës është bërë në syrin e mësueses.

Shëmbet shtëpia nga tërmeti, fitojnë nga rindërtimi,vdekja e nënës i la në rrugë


Arjan Seferi tregon, se bashkë me nënën dhe motrën kanë patur një apartament në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Pallati u shemb pas dëmtimeve të tërmetit dhe procedurën për bonus qiraje dhe apartament të ri, e ndoqën në emër të nënës. Për fat të keq, në gusht 2022 nëna ndërron jetë dhe fëmijët dorëzojnë celjen e trashëgimisë. Por në mars 2023 iu hiqet bonusi i qirasë dhe skualifikohen nga përfitimi i apartamentit, pasi nëna e tyre, ka qenë e vetme në certifikatën familjare. Avokati Klaudi Zhuli e sheh si gabim veprimin e bërë nga drejtoria juridike e bashkisë, pasi zonja e ndjerë ka fituar apartamentin me vendim të këshillit bashkiak dhe nuk mund të skualifikohet se ndërroi jetë. E ndjera ka trashëgimtarët, që kanë qenë dhe bashkëpronarë në apartamentin e shembur./tvklan.al