Shpërthimi i Ramës, i pyetur për drogë e krim: Shpifjeeeee…?!

Deputetja e PD-së Oriola Pampuri, iu referua emisionit të djeshëm “Stop” për kontratën abuzive të chek-upit dhe gjobat e mjekëve, duke deklaruar, se kur të vijë në pushtet, PD do ta prishë këtë kontratë.Kryeministri Rama u pyet mbrëmë në një debat televiziv, për investigimin e “Stop” për shitjen e hashashit në shkolla, por u përgjigj, duke thënë, sesa shumë e kishte vlerësuar ministri austriak, nismën e qeverisë shqiptare për oficerët e policisë në shkolla.Më pas Rama iu përgjigj me një batare të fjalës “shpifje” , kur u vu përballë pyetjeve për drogën e krimin.

Star Micro Credit, mashtrimi me kredinë e qytetares dhe gjoba abuzive.

Albana Liçi tregoi në emisionin “Stop” problemin e saj me një kredi të pashlyer. Pasi nuk kishte mundësi ta paguante rregullisht, kredia e keqe u ble prej Raiffeisen Bank nga shoqëria financiare Star Micro Credit.

“Kam marrë disa gjëra te Neptuni me kredi. Unë i paguaja këstet te Raiffeisen Bank në Kombinat. Shuma ishte 50 mijë lekë (të vjetra). Në vitin 2009-2010, një vit nuk i kam paguar, pastaj deri më 23 Shkurt të vitit 2013 i kam paguar. Më pas s’kisha të ardhura, fëmijët i kisha të vegjël, pa punë isha, pa gjë”, rrëfeu denoncuesja.

Ekspertja Ardiana Kalaja tregoi shkeljet që janë bërë në këtë çështje. Ajo u shpreh se sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë, nëse kredia nuk paguhet brenda një afati 3 mujor, banka e nivelit të dytë mund t’i drejtohet gjykatës, në mënyrë që kontrata të zgjidhet.

“Në momentin që banka e nivelit të dytë i drejtohet gjykatës për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit, kjo konsiderohet me Kodin Civil dhe zgjidhja e kontratës. Pra banka nuk mundet më pas nxjerrjes së urdhërit të ekzekutimit të vazhdojë të llogarisë interesat dhe penalitete ndaj debitorit, pasi ka zgjidhur kontratën”, shpjegoi ekspertja e financës.

Shoqëria financiare pas marrëveshjes me Albana Liçin, vendosi shlyerjen e kësteve pranë Alpha Bank, ku pagesat u kryen rregullisht. Por shoqëria “Star Micro Credit” ngriti pretendimin që debitorja nuk ka paguar një muaj, ndaj dhe është penalizuar me një gjobë me vlerën e 1 milion lekëve.

Denoncuesja sëbashku me kamerën e fshehtë të emisionit “Stop” iu drejtuan kësaj shoqërie për të sqaruar penalizimin që ka marrë.

Shoqëria “Star” – Për çfarë ke ardhur?

Denoncuesja – Të verifikoj një çikë ato faturat se i kam të gjitha të rregullta këtu.

Shoqëria “Star” – Ke bërë gjë kontratë të re?

Denoncuesja – Po, kam bërë!

Shoqëria “Star” – Ke bërë rikonstrukturim!

Denoncuesja – Po ta thashë, fola dhe me ato të palëve të tua, ça janë ato punonjësit e tu, kontrolluan letrat dhe më dilnin të gjitha të rregullta.

Shoqëria “Star” – Mua më rezulton të jeni me vonesë.

Denoncuesja – Kush moj është me vonesë?

Shoqëria “Star” – Këta të parës, që kur ke filluar nga muaji i parë.

Denoncuesja – Po unë, ja ku i kam me fatura me të gjitha!

Shoqëria “Star” – Pagesat, që mua më kanë ardhur tek arka!

Denoncuesja – Nuk e di tani unë, ja unë i kam të gjitha. Kam ardhur në Shkurt, se më morët në telefon, ke Shtatorin për të paguar, pagova Shtatorin 2 muaj në Shkurt. Pasi më morët prapë në Maj, nuk është paguar Gushti.

Shoqëria “Star” – Ja të shohim këtë të 2017-ës njëherë, se ka nisur që në 2017-ën vonesa.

Ndërsa ekspertja Kalaja tha: “Në termin financiar kjo kredi apo ky detyrim është ristrukturuar. Në parimin e përgjithshëm financiar dhe me parimin që ndjek vetë banka, nuk mundet të merret likujdimi i muajit pasardhës nëse nuk është likujduar muaji i radhës”.

Shoqëria “Star” – Si mandate i ke, si mandate flasim…

Denoncuesja – Po!

Shoqëria “Star” – Si këste, por problemi qëndron që nuk e ke këtë pagesën e 30.08.2017, nuk e ke këtu. Penaliteti, sipas kontaratës së firmosur, është 2% e… Gjë, që do të thotë se është shumë i lartë.

Pas kësaj, denoncuesja iu drejtua Alpha Bank për të konfirmuar shlyerjen e kësteve.

Denoncuesja – Një pagesë e bërë më 30 gusht 2017.

Banka – Jo jo e kishe në sistem, e ke në sistem atë.

Denoncuesja – E kemi pra!

Banka – Në 30 Gusht ke hedhur 30 mijë lekë, e ke në sistem. Ndaj po të them, se çfarë janë në sistem, nuk…

Denoncuesja – Më vjen keq! Unë prandaj po sqarohem!

Pra, pavarësisht faktit që Albana Liçi ka paguar këstin, çka e provon dhe banka, duhet të paguajë dhe gjobën për vonesën e shlyerjes së pagesës.

Urdhri i Stomatologut bën kërkesë: Të mbyllet “Dentalit”!

Pak ditë më parë, emisioni “Stop” transmetoi rastin e zonjës Dhimitrula Nasto, e cila pagoi 2 500 euro për 5 implante, njëri prej të cilëve, i ra. Edhe pse Urdhri i Stomatologut detyroi “Dental it” të bënte sërish punimin e zonjës, administratorja Eliona Xhindoli nuk e bëri një gjë të tillë, duke u përgjigjur me arrogancë.

Pas denoncimit të bërë nga zonja Dhimitrula rezultoi se dy doktorët italianë ishin të palicencuar pranë Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë. Dhe automatikisht nuk merret në konsideratë denoncimi i Dhimitrulës.

Dhimitrula tregoi se ende vijon të vuajë problemin e saj, duke thënë: “Urdhri i Stomatologut qenka kot fare! Nuk kemi kompetenca thonë e mbledhin supe”.

Ajo shtoi se iu drejtua edhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ku nuk e priti askush, ndërsa kryeinspektori Shkëlqim Hajdari i ka premtuar se do të merren masa.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua sërish për këtë çështje Urdhrit të Stomatologut Shqiptar. Sekretarja e këtij institucioni tha se i kanë dërguar një shkresë informuese dhe denoncuese ISHSH-së, nga ku morën si përgjigje që klinika dentare “Dental it” është e pajisur me dokumentacionin e duhur.

Pra nga kjo nënkuptohet që kjo klinikë, ku ushtrojnë profesionin stomatologë të palicencuar nga vendet europiane, të cilët bëjnë mjekim të pakujdesshëm, nuk ka kryer asnjë shkelje.

Nga ana tjetër kreu i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda tha se ka gati shkresën për Ministrinë e Shëndetësisë për mbylljen e aktivitetit të “Dental it”.

Gazetarja – Si “Urdhër Stomatologu” , çfarë është bërë me ato dy stomatologët pa licencë?

Kryetari Nikollë Deda – Një herë ju falenderoj që jeni jashtë mase korrekt në deklaratat tuaja. Sinqerisht, jeni tepër korrekt! Edhe ai mesazhi që ka rrezatuar kudo.

Gazetarja – Dakord, zoti Nikollë! E di, për cfarë ka ardhur Odeta sot? Dua të interesohem, juve si “ Urdhër Stomatologu”, kush është…

Kryetari Nikollë Deda – Ne do ia japim, tani ishim duke shkruajtur shkresën. I propozojmë direkt Ministres mbylljen e aktivitetit. Sa ta bëjmë shkresën, ta japim. Edhe një kopje jua japim ju.

Gazetarja – Tani, edhe diçka tjetër…

Kryetari Nikollë Deda – Është masa më e rëndë që mund të jepet!

Denoncuesja u shpreh se dëshiron që të merren masa ndaj kësaj klinike dentare, pasi mund të ketë dhe shumë viktima të tjerë.

Ajo e shqetësuar kërkoi zgjidhje për problemin e saj, duke thënë: “Po çfarë do bëhet me mua? Kush do merret me gojën time? Mirë me institucionet merren ata, po me mua?”.