Rama kuksianeve: Nisni fushaten e sharjeve! Kryemadhi perqafime pa maske.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryeministri Rama tha,se aeroporti i Kukësit do të jetë gati në pranverë dhe 120 kuksianët, që kanë sharë e përqeshur më shumë këtë projekt, do të fluturojnë falas nga Londra, për të votuar PD-në.Në fund të konferencës Rama u kujtoi të gjithëve të vendosin maskat sa të dalin nga shtëpia, të mbajnë distancat dhe të lajnë duart. Në të njejtën kohë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte në një takim në Kombinat, pa maska e masa mbrojtëse. Zonja Kryemadhi nuk u kursye të takonte banorë të Kombinatit, madje edhe duke u përqafuar me ta, kundër cdo mase të miratuar në kuadër të luftës anti covid.

Vlore/ Shkon per kredi ne banke, rezulton debitor pa dijenine e tij.

Në muajin shtator, qytetari nga Vlora, Antonio Avdiraj, kur ka shkuar të blejë një celular me kredi, i thonë se ai e ka një kredi për të shlyer në bankë, po për blerjen e një celulari. Në bankë i thonë, se në 30 mars 2020 ka firmosur një kontratë me një servis celulari në Vlorë, me administrator Kreshnik Rama.Antonio mohon të ketë marrë kredinë prej 500 mijë lekësh të vjetra, ndaj bën ankesë në këtë bankë dhe kallzim në policinë e Vlorës.Fill pas denoncimit, në skenë del i ati i administratorit të servisit, z.Skënder Rama, i cili i premton Antonios, se do ta mbyllë ai këtë problem.Sipas administratorit dhe të atit, celulari është blerë on line dhe këtu ka ndodhur ngatërresa.

Vlore/ Nderhyrja e “Stop” cliron qytetarin nga detyrimi i padrejte bankar.

Administratori Kreshnik Rama i le afat Antonios, për të mbyllur problemin e kredisë me bankën.Nga ana tjetër në degën e bankës, punonjësja i thotë, që rasti është referuar në polici.Pas disa takimeve dhe bisedave edhe me dy personazhe të tjerë, një ish-punonjës i servisit, i quajtur Bledi dhe një i ri i quajtur Ergys, Antonio arrin të shlyhet nga detyrimi bankar dhe për këtë falenderon emisionin “Stop”.