Stop – Emisioni 34 (sezoni 6)



Stop – Emisioni 34 (sezoni 6)

20:59 22/10/2020

Rama: S’ka presion me mua, si doli nga greva e urise pa rezultat pas 19 ditesh.

Një ditë më parë kryeministri  Rama, i pyetur për grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit, tha, se me të dhe qeverinë e tij nuk funksionon asnjë ultimatum e presion. Sipas ramës, ata duhet të dalin nga greva, në mënyrë që të flasin për zgjidhje.Në fakt “Stop” kujton, se Rama është i pari, që e di më mirë se kushdo, se me grevë urie nuk zgjidhet asgjë.Në 30 prill 2010, plot 22 deputetë socialistë dhe 180 militantë të kësaj partie hynë në grevë urie në cadrat para kryeministrisë me moton “hap kutitë ose largohu”!Por pas rreth tre javësh, në 19 maj 2010, greva u mbyll, pa hapur kutitë dhe pa larguar Saliun.Sot u mblodh seanca plenare e rradhës, ku nuk munguan si zakonisht debatet e batutat mes deputetëve.

Burokracia shteterore/ Prej nje viti nuk mbyll dot biznesin e tij.

Ernest Mata, tregon në “Stop”, se ka mbi një vit, që kërkon të cregjistrojë biznesin e tij ushqimor. Ai thotë, se i ka shlyer të gjitha detyrimet, por biznesi nuk i mbyllet nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë.Ernesti thotë, se e ka bërë rrugën Tatime-QKB, disa herë përgjatë një viti, por sërish asnjë rezultat. Nëpërmjet kmfsh-së së “Stop”, vetë qytetari i drejtohet Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë.Inspektorja e zonës e drejton për tek sekretari i Drejtorit, mirëpo drejtori ende s’e ka firmosur dhe për të disatën herë, Ernestit i kërkojnë të kthehet pas disa ditësh.

“Stop” zgjidh per nje ore problemin e cregjistrimit te biznesit te qytetarit.

Pas qytetarit Ernest Mata, gazetarja e “Stop” i drejtohet Sekretarit dhe Përgjegjësit të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë.Ai thotë, se vonesat kanë ardhur, për shkak, se inspektorët janë ndërruar mbi 10 herë gjatë një viti. Por kjo situatë do të zgjidhet menjëherë. Kështu pas mëse një viti, ku shkresa e Ernest Matës ishte “peng” e një firme, gazetarja e “Stop” e zgjidhi hallin e qytetarit, për të mbyllur biznesin konform ligjeve e rregullave.




Të ngjashme