Libreza e punës në bankë blihet dyfish e gjysmë.

Një hit-parade me situata sa qesharake aq edhe absurde është nisja e emisionit të sotëm.Një gazetar i Stop tregon, sesi të pajisesh me një librezë pune të kushton 250 lekë të reja, nga 100 lekë, që duhet të kushtojë. Në Tirana Bank ky dokument blihet dyfish e gjysmë, për shkak të komisionit të lartë.

Abuzimi në postën e Kukësit, punonjësi merr rrogë dhe ndihmë ekonomike.

Fetah Vata, një ish-punonjës i postës në Surroj të Kukësit pretendon, se është dënuar me 3 muaj heqje lirie për falsifikim dokumentacioni.Në mars 2014 Fetah Vata hiqet nga puna dhe në vend të tij emërohet Vladimir Vata. Ky i fundit merr pagë, por njëkohësisht në mënyrë të paligjshme trajtohet edhe me ndihme ekonomike. Këtë shkelje e pranon edhe drejtori i postës Skënder Ahmeti.

Në Mars 2014, Fetah Vata hiqet nga puna dhe në vend të tij emërohet Vladimir Vata. Ky i fundit merr pagë, por njëkohësisht në mënyrë të paligjshme trajtohet edhe me ndihme ekonomike. Këtë shkelje e pranon edhe drejtori i postës, Skënder Ahmeti.

Fetah Vata:

“Unë quhem Fetah Vata, ish-punonjës i postës së filialit Kukës. Kam

filluar punë në 1992. Me datë 14 Mars të vitit 2014 me ndryshimet politike që ndodhën në Shqipëri jam larguar nga puna, me motivacionin më të thjeshtë, shkurtim të vendeve të punës.”

STOP: Çfarë pozicioni ke pasur në postën e Kukësit?

Fetah Vata:

“Kam qenë kryetar zyre. Del urdhri nga drejtoria për shkurtim të vendit të punës ose më shkurt ka qenë thjeshtë ndryshim, zëvendësim pa asnjë lloji motivacioni. Unë me datë 23 Nëntor të vitit 2014 jam arrestuar për motivacionin për vjedhje të ndihmës ekonomike, Maj, Qershor, Korrik, Gusht. Në një kohë me dokument të verifikuar me librezë, të vulosur nga Posta e Kukësit dhe me përdoro të periudhës nga 1 Janari deri me 31 Gusht që i kam me vete, ato janë jashtë objektit të hetimit tim. Prefektura e Kukësit ka bërë një kallëzim penal komunës Surroj për ndihmën ekonomike, Maj, Qershor të vitit 2014. Arkëtari i komunës ka qenë Fetah Vata.

STOP: Për cilën periudhë?

Fetah Vata: 

“Nga 1 Janari 2014, deri me 31 Gusht 2014”

STOP: Ndërkohë ju keni qenë i larguar që në Mars?

Fetah Vata: 

“Kam qenë larguar që në Mars e të gjitha mi kanë vendosur mua. Për këtë unë kam paraqit në gjyq, në Prokurori librezën e punës, përdorot e mia, absolutisht nuk është marrë asgjë parasysh. Fetah Vata ka një përdoro në 2014, Mars, Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht, ku është bërë vjedhja, apo s’është bërë, është problem që e zgjidh drejtësia, mi kanë vendosur të gjitha mua pa pikën e moralit, pa pikën e kulturës, pa pikën e burrnisë.”

Pas këtij denoncimi, Stafi i “STOP udhëtoi drejt Kukësit për të pyetur drejtorin e postës.

STOP: Përshëndetje z. Ahmeti, ne këtu pranë postës së Kukësit jemi për shkak të një ish-punonjësi, z. Fetah Vata, i cili është dënuar me burg për falsifikim dokumentacioni.

Skënder Ahmeti, Drejtor i Postës Kukës:

“Po është zëvendësuar sepse është njësi vendore, atëherë ishte komunë, sot është njësi vendore dhe ne thuajse për çdo njësi vendore kemi nga një punonjës që kryen shërbimin postar.”

STOP: Nëse është e mundur a mund të dimë emrin e zotërisë që ka zëvendësuar z. Vata?

Skënder Ahmeti, Drejtor i Postës Kukës:

“Patjetër, në vendin e tij është vendosur Vladimir Vata.”

STOP: Një detaj tjetër absurd doli në pah gjatë këtij investigimi të “STOP”, z Vladimir Vata i cili zëvendësoi Fetahun, përveç pagës, ka marrë edhe ndihmë ekonomike.

Në bazë të borderove dhe informacioneve që emisioni “STOP” ka siguruar, ne vërtetojmë që z. Vladimir Vata merr njëkohësisht edhe ndihmë ekonomike.

Skënder Ahmeti, Drejtor i Postës Kukës:

“Që të jem i sinqertë me ju, në muajin Mars i ka takuar ndihma ekonomike sepse nuk ka qenë i punësuar, ky është punësuar gjatë muajit Prill, datën nuk e di, nga muaji Maj dhe në vazhdim ai ka qenë në marrëdhënie pune me postën. Sigurisht para këtij fakti unë do të vë në lëvizje të gjithë institucionet që kanë përgjegjësi për ta nxjerrë këtë përgjegjësi dhe ne do të arrijmë në një konkluzion për të ndëshkuar sipas masave që parashikon ligji.”

“STOP” iu drejtua më pas Bashkisë Kukës, për të kontaktuar me ish-Kryetarin e Komunës.

STOP: Ja ku është dhe firma e z. Vladimir Vata që është shpërndarësi i postës për Komunën Surroj. E keni hasur këtë emër? S’ju kanë vrarë veshin listat ku plotësohen, nga ju plotësohen si specialist? Kush e mban përgjegjësinë dmth që mund të…

Ish-Kryetari i Komunës Surroj:

“Tashi këto janë thjeshtë të komunës.”

STOP: Po. Po kemi edhe tani dmth, të Gushtit.

Ish-Kryetari i Komunës Surroj:

“Ka qenë zyra e ndihmës, kam qenë kryetar atëherë. Kam kaluar në këshill të komunës, s’jam marrë shumë me këtë pjesë, as tani..”

STOP: Po kush merret me këto emra?

Ish-Kryetari i Komunës Surroj:

“Është specialist i ndihmës ekonomike,s’merrem shumë.”

STOP: Në 2014 ë?

Ish-Kryetari i Komunës Surroj:

“Po, ka ikur prej…”

STOP: Ka marrë ca muaj kshu ë?

Ish-Kryetari i Komunës Surroj

: “Po.”

STOP: Hajt s’prish punë…

Tabela kaotike te Tirana e Re penalizon pa të drejtë qytetarin.

Tonin Leka denoncon në Stop, se policia rrugore e ka gjobitur dhe hequr patentën në mënyrë të padrejtë për 6 muaj. Këtë masë e ka marrë për shkak, se në Tiranën e Re në Rrugën Preng Bibë Doda, ka një tabelë ndalim qarkullimi të paspecifikuar në cilin drejtim. Specialisti i qarkullimit rrugor Gëzim Hoxha shpjegon, se e drejta në këtë rast, është në anën e qytetarit. Ndërsa ky i fundit, 2 muaj pas kësaj mase, e llogarit koston e dëmit në 15 mijë lekë të reja në muaj.