Rama “mbin” në ekran dhe komentet e qytetarëve.

Pak ditë më parë kryeministri Rama foli në publik gati 5 orë brenda 24 orëve.Pamje nga aktiviteti i zotit Rama në ambiente e me veshje të ndryshme shfaqen në një video.Lidhur me këtë argument, Renaldo ka realizuar intervista me humor me qytetarë të ndryshëm, të cilët shprehen për arsyet e prezencës së gjatë të Ramës në ekrane.

Rikthehet skandali i ndotjes së Erzenit, medikamentet e skaduara përfundojnë në lumë.

Një denoncim i ri mbërriti në redaksinë e emisionit “STOP”, sipas të cilit, në lumin Erzen janë hedhur sërish mbetje spitalore e medikamente të skaduara.

Grupi i xhirimit mbërriti në vendngjarje dhe konstatoi se në dalje të Ndroqit, në një vijë prej 3 km, ishin hedhur kuti e thasë me mbetje farmaceutike e spitalore. Veç ndotjes pa kthim të lumit, zona është dhe e mbjellë dhe me sera, në tokë të kontaminuar.

Emisioni “STOP” njoftoi menjëherë policinë, Inspektoriatin Mjedisor, Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe Prokurorinë e Tiranës për këtë skandal të ri e të pandalshëm, që shkakton dëme të pariparueshme në natyrë e shëndetin tonë. Pasojat e kësaj katastrofe i shpjegon edhe ambientalisti Sazan Guri.

Pas denoncimit të bërë, gazetari i emisionit “STOP” iu drejtua fshatit Ndroq, ku u përball me dhjetëra kuti e thasë të mbushura me medikamente te skaduara, të gjitha të derdhura në lumin Erzen.

Por uji i lumit Erzen shërben edhe për të vaditur tokat e mbjella me perime e fruta në të dy anët e tij.

Përveç dëmit të pariparueshëm që i është bërë natyrës, këto mbetje farmaceutike dhe spitalore përcillen në mënyrë të drejtpërdrejtë në ushqimet që ne konsumojmë.

Inspektori i AKBPM-së, Luan Çiçi shprehet se agjencia do të kryejë një verifikim nëse medikamentet janë të regjistruara.

Për përsëritjen e “dhunimit” të lumit Erzen, Sazan Guri tregon se mbetjet farmaceutike janë mbetje shumë të rrezikshme, të cilat marrin mijëra jetë njerëzish.

“Ky lum ‘i bekuar’ dikur, kthehet në një lum ‘të mallkuar’!”,

thotë ambientalisti.

Denoncimi babait, që i morën djalin, psikologia pa licensë profesionale.

Javën e kaluar “Stop” transmetoi denoncimin e Ajet Patozit, të cilit gjyshërit i kishin marrë djalin e vogël me dokumenta të falsifikuara, pas vdekjes së të shoqes. Sot sjellim ndryshimin e certifikatës së lindjes për Aleksandrosin e vogël. Po kështu në një reagim zyrtar, Urdhri i Psikologut, sqaron, se Brunketa Zoto, psikologia, që hartoi raportin për vogëlushin, nuk rezulton anëtare e Urdhrit dhe nuk ka licensë profesionale. Rasti, thuhet në deklaratë, do t’i përcillet Komisionit të Gjykimit Disiplinor dhe do t’i nënshtrohet procedurave të hetimit profesional.