Hitparade i absurdit shqiptar.

Një polic në Kakavi filmohet duke kërkuar para. Një tjetër polic është filmuar, teksa refuzon t’i paguajë paratë e autobusit fatorinos.Në Roskovec ka një tabelë, që kërkon të ruhen lulet, por mbi pemët është bërë batërdia. Telat e korentit janë shpërfaqur në mbikalimin e Institutit Kamëz, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Këto janë disa nga fotot e videot, që shfaqen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “hitparade i absurdit shqiptar”.