Stop – Emisioni 37 (sezoni 6)



Stop – Emisioni 37 (sezoni 6)

21:02 27/10/2020

Cfare peme eshte Monika Kryemadhi? Basha zbulon armikun e popullit.

Kryetarja e LSI-së,Monika Kryemadhi, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët,tha, se Edi Rama merret me të dhe partinë, që ajo drejton, për shkak se pema, që ka kokrra gjuhet, ndërsa pema pa kokrra përdoret vetëm si dekor.

Në një takim tjetër me mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha tha, se corona virusi është armiku numër dy i shqiptarëve, pasi armiku numër një, është kryeministri Edi Rama.

Korce/ I riu gjendet i varur ne pyllin e Voskopojes, dyshime per nje vrasje.

Në 14 Qershor 2018 në pyllin e Voskopojës u gjet i varur në një pemë 18-vjeçari Antonio Karafili. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça.

Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios. Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios, Taverna Mishel.

Në këtë moment, Kejsi kujton, se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime, se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.

“Me Antonion kemi pasur lidhje dashurie prej 2 vjetësh dhe familjet tona ishin në dijeni. Atë ditë rreth orës 17:00 jemi takuar me xhaxhain tim dhe djalin e tij të vogël përballë një lokali për të sqaruar një sherr midis xhaxhait tim dhe Antonios. Më pas shkuam sërish në Voskopojë dhe ndaluam tek lokali i prindërve të Antonios, taverna “Mishel”. Antonio doli nga makina u ul në një gurë dhe ishte i stresuar e i nervozuar. Ai dyshonte se unë kisha një lidhje të dytë për këtë dhe debatuam. I thashë hajde ikim për në Korçë, por më tha ik ti se unë do të rri këtej. Në qoftë se ka policë në rrugë më merr Misheli në telefon. Mbaj mend se më dha disa sende personale të Antonios, vëllait të tij Mikelit. U takova me vëllain e tij në Korçë tek Shën Mëria dhe morëm, Mozën, mamanë e Antonios. U ngjitëm për në Korçë”, ka dëshmuar.

Në këtë pikë e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregon me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.

“Isha në dijeni që kishte një vajzë. Më merr në telefon, më thotë dua Mikelin të marr Mikelin se ka ngelur andej. Po pse vajtët në Voskopojë i thashë unë. Mirë thashë po e marrë unë Mikelin, por kur të takohesh me të do vij dhe unë. Vete kjo i jep djalit këtë orë, celularin e djalit. Ja jep kjo, i jep dhe varëse e floririt të këputur, pa kryq. Po iknim rrugës me shpejtësi me ide që të mos na zërë nata. Nxituam rrugës, e çorientuar ishte. Saç fole ti që nuk dije gjë, aq foli dhe ajo”, tha ajo.

Por në të njëjtën orë Kejsi i shkruan mamasë së saj.

“Mami do ngjitem në Voskopojë me Mozën dhe Mishelin se do vemë të gjejmë Andonin se është andej se ashtu u bë një gjë dhe s’kam bateri do të më fiket. Mami ashtu është bërë një muhabet”, i thotë ajo të ëmës.

“E kam dërguar në lokalin që kisha në pronësinë time. Ishe zotëria Rexhep Vathi, i ka dhënë thikën djalit dhe ka ardhur djali ia kam prerë vetë. E kam marrë fëmijën, e kam hipur në makinë dhe e kam zbritur vetë”, tregon e ëma e viktimës.

Familjarët dyshojnë, se djali i tyre nuk është vetëvarur, por është vrarë.

Në një bisedë mes të dashurës dhe të ëmës së të ndjerit, Kejsi thotë, se ka dyshime, që Antonion e kanë vrarë. Ajo tregon, se viktima kishte në kokë një gropë dhe dyshon dhe se aktin e vrasjes mund ta ketë kryer xhaxhai i saj Milen Spaillari.

Mimoza Karafili: Ai mua edhe parmbrëmë më doli në ëndërr, i thuaj Kejsit, se Kejsi i di të tëra, d.m.th më del përnatë pyet Kejsin…Pastaj, s’kishte arsye djali. Ai madje me ne ku grindeshe?

Kejsi Spaillari: Po be…

Mimoza Karafili: Ai madje, po ta kishte bërë vetë njëherë, si mund të bënte tatuazhin Andoni po të njëjtën ditë? Ai deri në orën 3:00, a ishte me mua?

Kejsi Spaillari: Po ne në darkë do shkonim, do flinim në Voskopojë.

Mimoza Karafili: Ti je më se e bindur, që ai…?

Kejsi Spaillari: Vetë nuk e bënte, po ai i bie e kanë vrarë, pastaj e kanë varur…

Mimoza Karafili: Po këtë themi edhe neve.

Kejsi Spaillari: Po!

Mimoza Karafili: I dukeshe vendi djalit, ishte i goditur në kokë.

Kejsi Spaillari: Po ishte gropë në kokë.

Mimoza Karafili: Ishte gropë në kokë…

Kejsi Spaillari: Po! Dhe më tha më vonë Andoni, pas ndonjë jave ndonjë jave e ca. E tha më ndjekin një makinë,- tha,- te pallati, te shtëpia dhe njëherë tha më dolën në (nuk kuptohet) me goditën me shkop dhe ika, ika me vrap. Një radhë, që e solla unë në shtëpi me makinë dhe e pamë Benzin, që ishte këtu e ndoqa, e ndoqa, d.m.th do futej për këtu pa makinën, iku për mbrapsht dhe doli këtej. E ndoqa po na iku.

Mimoza Karafili: Të ka njohur ty, prandaj…

Kejsi Spaillari: Na iku, prandaj dyshoj.

Mimoza Karafili: Ne ky thuaja…

Kejsi Spaillari: Te Miloja.

Mimoza Karafili: Ose ky Miloja do ketë futur ndonjë njeri tjetër…

Kejsi Spaillari: Njeri tjetër, këtë dyshoj, nuk e di tani, por…

Një tjetër dëshmitar okular është shprehur, se atë natë në pyll, ka parë dhe dëgjuar 4 persona, që bërtisnin. Por dëshmitari, 65-vjeçari Rexhep Vathi, dëgjohet të porosisë Kejsin të ketë kujdes, pasi ai vetë nuk do të tregojë, se çfarë ka parë atë natë në pyll.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Unë pranoj, të kam çuar fjalë sot, me të sinjalizuar, ti ke dëgjuar vetë, ti i di vetë ma mirë sesa unë, ti sot.., nuk je budallaqe, ti sot futesh te një femër e pjekur, ëëë…?

Kejsi Spaillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Nuk je, po veten do ta ruash shumë Kejsi! Me mu do hapesh, si me u hap me babën tënd dhe duhet të m’i tregosh të gjitha, pavarësisht di gjë, s’di gjë, kam qenë aty, s’kam qenë aty…Duhet të mi tregosh të gjitha, se më ke krahë si babë… A të ka thirrur policia?

Kejsi Spaillari: Po, që në fillim.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Çfarë të kanë thënë?

Kejsi Spaillari: Thjesht çfarë ndodhi, dëshminë e ngjarjes edhe kaq!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Për atë muhabetin, që të thashë, s’bëhet gjë, s’e zgjidhna dot…

Kejsi Spaillari: Seriozisht?

Dëshmitari Rexhep Vathi: Ehee, jo për ndonjë gjë, kisha nevojë edhe unë për një pikë mbështetje këtu, se unë do vij çdo vit, po ja shihe ndonjë grua, që të jetë…

Kejsi Spaillari: Do shikoj, do pyes prapë, se vetë kështu për të njohur, pyeta dy-tre shoqe të mia, i thashë po të keni ndonjë në lagje, kemi ne këtej i thashë…

Dëshmitari Rexhep Vathi: Dëgjo, të jetë një femër serioze, që t’ia vlejë..!

Kejsi Spaillari: Kuptoj, po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kupto drejt?

Kejsi Spaillari: Ehë..

Dëshmitari Rexhep Vathi: Se kam dhe një tip unë, megjithë mend jam verior, po nuk shkoj degë më degë. Kejsi, llafet janë shumë, shumë, shumë keq, ama mos harro, shteti e merr avash-avash, kushdo, që të të thërrasë, civil apo ushtarak, nuk di gjë… Unë kam pas frikë të shkoj në pyll, kam dashur të ulërij, kanë qenë ca jabanxhi aty, më erdhi turp, më erdhi zor, nuk bërtita, mora vëllain në telefon. Këto llafe i thua, se masanej me na thirr ne, me më thirr mua, unë flas ndryshe, flas gjëra, që ti mos të cënohesh fare, po për t’u ruajtur, duhet të ruhesh shumë !E shpërndajmë për sot?

Kejsi Spaillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kejsi, okej?

Kejsi Spaillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kaq di me të thënë! Mirupafshim!

Kejsi Spaillari: Pafshim!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Ruaj veten!/tvklan.al

Korce/ Provat e vrasjes dhe eksperimenti i vetevarjes se pretenduar te te riut.

Lidhur me vrasjen apo vetëvarjen e të riut Antonio Karafili, prokurorja Oli Visi, doli me vendimin e mosfillimit të hetimeve, duke konkluduar, se 18-vjeçari ishte vetëvarur dhe vdekja i kishte ardhur si pasojë e asfiksisë.

“Oli Visit i kam thënë këtë në sy të gjykatësit. Ngrihu tani me mua dhe më ço në vendin e ngjarjes se ke bërë hetimet. Në rast se më çon në vendin e ngjarjes, unë do jem ajo që do të bëj dorëheqje. S’e dinte, nuk dinte. Kërkonim, por nuk reagonte”, tregon Mimoza Karafili.

Mjeku ligjor Gjergji Kacauni vetëm në një faqe përshkrim, evidenton shenja dhune në trupin e 18-vjeçarit, por nuk sqaron shkakun e tyre. Akti i dytë, akoma më i turpshëm nga mjeku Elmaz Shaqiri edhe pse ka bërë zhvarrimin e trupit të të riut, flet sërish për shenja dhune, por pa u ndalur te shkaku.

“Unë siç vete tek varrezat tek shtëpia e djalit, kur shikoj një grumbull njerëzish tek varri i djalit. Afrohem dhe ishte një oficer i Policisë Gjyqësore. Në këtë kohë ndeshem me një person që nuk e njihja. Nuk isha në dijeni. Ndeshem me një person dhe më thotë që jam mjeku ligjor nga Tirana. Elmaz Shaqiri. Kur iu drejtova dhe i thashë se ç’po bëhet këtu, më tha kush je ti, ka mundësi të largohesh tha. Jam babai i thashë unë. Nuk të njoh fare më tha, këtë punë e kam unë në dorë. Nuk kam firmosur, nuk kam vulosur gjë unë i thashë që bëni këto veprime ju. Më merr policia dhe më largon me dhunë. Seç kanë bërë, seç kanë futur brenda tek djali, nuk di gjë se nuk pashë gjë. Në bazë të kartave që pashë për zhvarrimin e djalit duket që ky shefi i Tiranës ka shkruar gjëra ndryshe për ndryshe. Unë djalin e kisha me kostum të bardhë, i veshur si dhëndër, ndërsa ky e ka shkruar me xhaketë kafe, këmishë kafe. E pashë të zbuluar dhe që e kishin nxjerrë djalin përjashta”, tha babai i viktimës.

Për këto arsye, Gjykata në Korçë e ktheu çështjen për hetim të detajuar, pasi prokurorja Oli Visi në rastin më të mirë nuk kishte hetuar e në rastin më të keq, e kishte mbuluar këtë ngjarje. Në këtë pikë çështja i kaloi prokurores Odeta Todorushi, e cila nuk duket të ketë vullnet për të zbardhur këtë ngjarje.

E ëma e Antonios: Tashi vajza, a e pranoi zërin dhe bisedën e saj? Zotëria Rexhepi, a e pranoi zërin?

Prokurorja Odeta Todorushi: Vajza e pranoi dhe thotë kam qenë e stresuar, kam qenë nën presion, se më kërkonin mua llogari.

E ëma e Antonios: Dhe zoti Rexhepi e pranoi, që është zëri tim dhe bisedat e mia.

Prokurorja Odeta Todorushi: Po!

E ëma e Antonios: Ndërkohë, tani zoti Rexhepi thotë, që ti të vish në Tiranë dhe në rast se s’vjen në Tiranë, unë do them ç’kam dëgjuar dhe ç’kam parë. Pse s’ia bëre këtë pyetje zotit Rexhep ti?

Prokurorja Odeta Todorushi: Sepse nuk e kisha detyrë nga gjykata, kërkojani gjykatës të gjitha këto, të m’i japë si detyrime! Kërkojani këto të gjitha gjykatës, të m’i japi si detyrime..

E ëma e Antonios: Gjykata të ka lënë 5 pika…

Prokurorja Odeta Todorushi: Ato pesë pika janë bërë të gjitha.

E ëma e Antonios: Nga mjeku ligjor, çfarë më zbardhët mua juve?

Prokurorja Odeta Todorushi: Ato, po gjykata s’ka thënë.., të bëjmë çfarë…

E ëma e Antonios: Oli Visi mua më ka bërë veç varrimin e fëmijës, pa dijeninë time, pa firmën time, pa prezencën  time…

Prokurorja Odeta Todorushi: Tani, çfarë do që të bëj unë në lidhje me këtë? Çfarë mund të bëj unë?

E ëma e Antonios: Po a e morët ju përsipër këtë?

Prokurorja Odeta Todorushi: Po çfarë të bëj unë?

E ëma e Antonios: Po si çfarë të bësh?

Prokurorja Odeta Todorushi: Që është bërë pa praninë tuaj?

E ëma e Antonios: Po!

I ati i Antonios: Tani, ja çfarë duam ne! Më fal një minutë! Ne duam gjatë këtyre pikave që bëre ti, vajtëm në Voskopojë , bëmë matjet , doli 1.40, 1.20 ai…

Prokurorja Odeta Todorushi: Po, po!

I ati i Antonios: Çfarë zbardhe nga kjo çështje?

E ëma e Antonios: Edhe pjesën e çarçafit!

Prokurorja Odeta Todorushi: Edhe nga eksperimenti dhe të gjitha, del, që të gjitha ato veprime, personi mund t’i ketë kryer vetë dhe ka kryer vetëvarje… Ky  ka rezultuar nga eksperimenti. Matjet, që bëmë në vendngjarje, i bëmë tani, nuk i kemi kundërshtuar në gjykatë ato…

I ati i Antonios: Kjo del, që janë bërë 3-4 gjyqe, pa bërë eksperimentimin tamam në vend të ngjarjes.

Prokurorja Odeta Todorushi: Shiko! Nuk mbaj dot përgjegjësi, seç është bërë me dosjet e tjera.

I ati i Antonios: Po mirë të mbaj përgjegjësi ajo, që është…

E ëma e Antonios: Oli Visi! Kush e mban përgjegjësinë atëherë?

Prokurorja Odeta Todorushi: Po tani, do mbaj unë përgjegjësi për Olin?

E ëma e Antonios: Po ky, që i the, i bie…

Prokurorja Odeta Todorushi: Po mirë pra, shumë mirë!

E ëma e Antonios: Kejsi, xhaxhai dhe Rexhepi, unë s’po kërkoj…

Prokurorja Odeta Todorushi: Tani, realisht do më falni, po unë duhet të mbyll diskutimet përfundimtare dhe të iki prapë në gjykatë..!

“Stop” bën një provë, duke inskenuar vetëvrasjen e të riut Antonio Karafili. Ai ishte i gjatë 180 centimetra, ndërkohë, sipas prokurorisë së Korçës, ai del 148 centimetra i gjatë, dhe nëse Antonio do të kishte vrarë veten, do t’i binin këmbët në tokë dhe nuk mund të humbte jetën nga asfiksia. Ky eksperiment i thjeshtë hap një pistë tjetër ku Antonio Karafili nuk u vetëvar, por u vra dhe u lidh në pishë, për të fshehur krimin.

“Unë dyshimet i kam tek vajza Kejsi Spaillari, xhaxhai i vajzës, Milen Spaillari dhe në zotin Rexhep Vathi, është nga Kruja. Zotëria mbante bletët ngjitur me lokalin që kemi ne në Voskopojë. Këta janë të tre personat që janë në dijeni dhe nuk zbardhet asnjë gjë nga prokuroria. Oli Visi për mendimin tim nuk ka bërë asnjë gjë, por përkundrazi, kur unë vete në gjykatë që përballem me Oli Visin më qesh edhe me ironi, duke ditur që kam dhimbjen e një fëmije 18-vjeçar. Ia kam thënë Oli Visit se unë kam dhimbje se më iku një fëmijë 18 vjeç. Oli Visi duhet të më jepte drejtësi. Unë këtë kërkoj nga prokuroria e Korçës”, tha e ëma e  viktimës. /tvklan.al




Të ngjashme