Nga protesta në protestë!

Biznesi i vogël protestoi sot para bashkisë kundër 10-fishimit të taksave për shfrytëzimin e hapësirave publike. Përfaqësuës të kësaj shtrese thanë, se po falimentojnë. Ndërsa në ambientet e Kuvendit, deputetët e PD-së, bojkotuan komisionet parlamentare, pas kthimit në parlament të socialistit Armando Prenga.

https://www.youtube.com//embed/IlcfloUgz80

Axhenda e mësueses mbi mësimdhënien e nxënësve! 

Në shkollën Ibrahim Basha në qarkun e Durrësit, mësuesja Valentina Sejati dy ditë në javë u bën nxënësve mësim të shkurtuar, për shkak të axhendës së saj personale. Drejtori i shkollës, Kujtim Daka merr përsipër fajin dhe thotë, se do ta zgjidhë problemin e krijuar.

https://www.youtube.com//embed/tBn5LmyoH1c

Në kopshtin Besëlidhja, Lezhë!

Gazetarët e Stop, sjellin një vëzhgim nga kopshti Besëlidhja i qytetit të Lezhës. Prindërit ankohen për kushtet e mjerueshme të kopshtit dhe situata pranohet nga edukatoret dhe drejtoresha Manushaqe Tushe. Kryetari i Bashkisë Fran Frrokaj thotë, se ka menduar një projekt të ri, por duhet një shumë parash e konsiderueshme.

https://www.youtube.com//embed/gymPMnXKess