Procedim Lulzim Bashës/Rama reklamon portalin e tij.

“Stop” ka mësuar, se në datën 19 tetor është regjistruar procedimi penal, me të dyshuar Lulzim Bashën, me numër 5607 për “tregtim të sekretit shtetëror”, parashikuar nga neni 294 i kushtetutës.Për këtë arsye, kërkohet të merren shpjegime nga zoti Basha.Kryeministri Rama mbajti si cdo të mërkurë takimin më koordinatorët e bashkëqeverisjes. Në një sallë të mbushur plot me punonjës dhe vetëm pak qytetarë, që kishin zgjidhur problemin, Rama zbatoi ritualin e shoë-t të së mërkurës, duke sulmuar mediat e reklamuar platformën e bashkëqeverisjes.

Vlorë, kur bashkia të hyn në bace, “Stop” zgjidh problemin e qytetarit.

Bashkim Elbasani denoncoi në “Stop” se i është dhunuar dhe i është marrë prona nga Bashkia e Vlorës. Ai jeton prej kohësh në Francë dhe është njoftuar vetëm prej fqinjëve që në baçen e tij po ndërtohej rruga, duke mos marrë asnjë njoftim nga kjo bashki.

“Më kanë prishur shtëpinë para një muaji e gjysmë a dy muajsh dhe s’më jep asnjëri përgjigje. Shtëpia ime ka 100 vjet që është me tapi e me të gjitha. Është me sipërfaqe 500 e ca metra katrorë, nga të cilat 150 m’i kanë marrë. Fqinjët dhe njerëzit e mi më thanë që ata kanë ardhur në mbrëmje vonë, e kanë prishur dhe kanë ikur. Justifikimi ishte që kishin ardhur, kishin pyetur, por s’ka patur njeri aty”, u shpreh denoncuesi.

Sipas tij, kjo rrugë është “qorre”, pasi nuk vijon më tej për shkak të banesave dhe pallateve. Bashkim Elbasani është interesuar në bashki dhe te INUK Vlorë. Më pas ka bërë kallëzim në Policinë e Krimeve Ekonomike dhe çështja ka shkuar edhe në prokurori.

“I kam bërë të gjitha, por asnjë përgjigje. Ndërkohë kam bërë edhe një kërkesë në bashkëqeverisjen. Më jep një porosi a urdhër Bashkisë së Vlorës që thotë që muri të shkojë te vendi ku ka qenë”, tregoi qytetari.

Gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi nëpërmjet një telefonate me ish-juristin e Bashkisë Vlorë dhe tanimë kryeinspektorin e Inspektoriatit Ndërtimor Vlorë në lidhje me këtë shqetësim, por ky i fundit mbylli telefonin dhe nuk u përgjigj më.

Gazetarja iu drejtua edhe Bashkisë Vlorë me denoncuesin, ku i sorrollatën sa nga njëra zyrë te tjetra për të komunikuar me drejtorin urbanistik, Erjon Armataj.

Zambaku më në fund u përball me gazetaren, duke thënë: “Qytetari nuk ka qenë këtu. Bashkëpronarët në certifikatë janë kontaktuar dhe kanë dhënë aprovimin e tyre për prishjen e murit. Familjarët kanë qenë aty”.

Punimet u pezulluan dhe nga kryeinspektori u premtua se muri i shtëpisë do të shkojë në vend brenda javës, sipas projektit që kishte miratuar urbanistika.

Bashkim Elbasani falenderoi emisionin “Stop” sepse falë tij mundi të zgjidhë problemin.

AKU: Pas emisionit Stop nis puna për standardizimin e ngarkesës bakteriale.

Një ditë më parë, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rezultatin skandaloz të analizave të qumështit dhe nënprodukteve të tij, të cilat ne konsumojmë çdo ditë.

Mostrat që u analizuan në laboratorin privat kishin ngarkesë të madhe bakteriale dhe koliforme, duke iu referuar parametrave të Italisë. Kjo e fundit lejon që produkti ta ketë nga 100 mijë deri në 500 mijë ngarkesën bakteriale, ndërkohë që në Shqipëri varion nga 26 milionë në 77 milionë.

Emisioni “Stop” mësoi se Ministria e Bujqësisë nuk ka norma bakteriale të lejuara, tejkalimi i të cilave do të mund të quhej shkelje.

Sot gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të pyetur sesi funksionon përcaktimi i ngarkesës bakteriale te qumështi dhe nënproduktet e tij.

Përgjegjësja në Sektorin e Koordinimit të Laboratorëve në DPAKU, Iara Allkoshaj tha se deri më tani analizat janë kryer vetëm për qumështin e freskët dhe jo atë të pasterizuar.

“Lidhur me koliformët nuk kemi një bazë ligjore për të operuar. Duke marrë indicion nga emisioni ‘Stop’ do t’i drejtohemi paneleve shkencore dhe në bashkëpunim me Ministrinë për të përafruar legjislacione ekzistuese apo për të nxjerrë nje rregullore kombëtare për vendin tonë”, u shpreh Allkoshaj.

Falë investigimit të emisionit “Stop”, AKU tanimë do t’i drejtohet Komisionit Europian për këtë problematikë, në mënyrë që të merret një konkluzion sa më produktiv.