Stop – Emisioni 39 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 39 (sezoni 5)

21:02 24/10/2019

Telefonata e gjate e Rames me Merkel

Kryeministri Rama publikoi sot në rrjetet sociale, se kishte folur 45 minuta në telefon me këncelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën vunë pikat mbi “i” për përpjekjet e përbashkëta për hapjen e negociatave me BE-në. 

Rremimi i femijes nga shtetasi sirian, Stop ve ne levizje Scotland Yard.

Në 16 shtator emisioni “Stop” transmetoi rastin e qytetares Xhilda Leka. Ajo tregoi, se ish partneri i saj sirian, i ka rrëmbyer të birin 3 vjecar, Omarin, pas një bashkëjetese 4 vjecare me babain e fëmijës në Libi e Turqi.Në muajin gusht të këtij viti, babi kërkoi të rrijë dy javë me të birin e nuk e ktheu më kurrë. Pas transmetimit të emisionit, shtetasi sirian ka kërcënuar dhe fyer përmes telefonit Xhildën, duke i treguar, se djalin e ka marrë në Angli.Më pas Xhilda lidhet në telefon më partneren e ish bashkëshortit, Selma, e cila i tregon, se djali ka kaluar me të në 4 aeroporte, Tiranë, Prishtinë, Ljubljanë e Londër. Selma thotë, se është detyruar edhe ta fshehë Omarin, për shkak të kontrolleve të policisë angleze. Nga ana tjetër, “Stop” ka vënë në lëvizje Scotland Yard dhe pritet vetëm një formalitet nga Ministria e jashtme për të sjellë fëmijën në Shqipëri tek e ëma.

Elbasan/ Stop zgjidh rastin e mesuesit-viktime e diskriminimit.

Një ditë më parë emisioni “Stop” transemtoi rastin e mësuesit Ilir Copja. Ai tregoi, se edhe pse i pozicionuar në vendin e dytë në portalin “Mësues për Shqipërinë” nuk e ushtron dot profesionin e tij. Gjithcka ka ardhur për shkak të paragjykimit nga Këshilli i prindërve.Në 24 shtator Iliri filloi provizorisht punën në shkollën “Seit Pepa” në fshatin Vidhas. Në Në 1 tetor nga ZVA Elbasan i paraqitet një dokument i një mbledhjeje nga Drejtoresha me këshillin e prindërve, ku Iliri ishte vlerësuar dobët, për shkak të vështirësisë në të folur.Iliri thotë, se një dokument i tillë përbën shumë problem, sepse qëndron në fuqi për një periudhë 10 vjecare. Drejtoresha e shkollës, Silvia Jani, nuk pranon të përgjigjet, duke u mbyllur për disa orë në zyrë.Sot, Fiqiri Cifliku, përgjegjës i burimeve njerëzore në drejtorinë e sistemit parauniversitar tha, se është bërë inspektimi në shkollë dhe bashkë me Zyrën arsimore Elbasan, i janë dhënë disa opsione pune Ilirit” mësues ndihmës, ose specialist në ZVA Elbasan.Ndërsa drejtorja e shkollës “Seit Pepa”, do të kalojë në komisionin e disiplinës.





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi