Stop – Emisioni 5 (Sezoni 5)

Stop – Emisioni 5 (Sezoni 5)

21:02 06/09/2019

Hitparade i absurdit shqiptar.

Raiden 8 muajsh nga Sauku është përqendruar e ndjek me vëmendje emisionin “Stop”. Sektori i dializës në Gjirokastës i ngjan një salle magazimi mbetjesh, njëlloj si spitali i Gjirokastrës në përgjithësi.Një qytetar është filmuar duke vjedhur i qetë në një supermarket në Golem.Për të kryer një vizitë në pediatrinë e Tiranës duhet presësh gjatë në rradhë.Shkolla 9 vjecare e Shkozetit “Hasan Koci” është e mbushur me plehra e lagështirë. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”

Librazhd/ “i mbin” bunkeri ne oborr, pritet nderhyrja e Ministrise se Mbrojtjes.

Eduard Hoxha, jeton në fshatin Spathar 2 km larg Librazhdit. Në mars të 2017-ës, si pasojë e reshjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, bunkeri, që ndodhej në kodër, shkëputet dhe bie në oborrin e shtëpisë së familjes Hoxha. Prej 2 vitesh asnjë institucion nuk ka ndërhyrë. Qytetari i është drejtuar Komunës Qendër dhe ajo e ka drejtuar drejt Bashkisë Librazhd, por asgjë nuk është bërë.Të dy institucionet thonë, se e vetmja, që mund të zgjidhë këtë problem, është Ministria e Mbrojtjes, pasi vetëm ky institucion ka mjete të tilla.

Stop e Fundjave ndryshe bejne me shtepi te re familjen Korini.

Në 25 qershor të 2019-ës emisioni Stop transmetoi rastin e familjes Korini, një familje në nevojë dhe pa shtëpi. Ata jetojnë në një fshat të Delvinës dhe kryefamiljarja, Elvira Korini , rrit e vetme dy fëmijë jetimë, Elsa dhe Elidoni. Ata kanë probleme me sytë dhe nuk marrin as ndihmë ekonomike.Pas fushatës sensibilizuese nga “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe”, ata janë zhvendosur nga Delvina në Fier dhe do të banojnë në një kompleks të ri pallatesh, që quhet “Apollon”.

Të ngjashme