Stop – Emisioni 4 Shtator 2023 (Sezoni 9)
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Kujt iu pre koka në qeveri dhe kush shkoi me brisqe në parlament
Në nisjen e sezonit të ri të emisionit “Stop” sjellim në vëmendje boom-in e turistëve të huaj këtë verë, e sidomos “pushtimin” e butë të bregdetit shqiptar nga shtetasit italianë. Më pas, në ditën e mbledhjes së Asamblesë socialiste, u jemi drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur, se kë do të donin të hiqnin nga qeveria, e kë të sillnin në kabinet.Po sot nisi punimet sesioni i ri parlamentar. Deputeti demokrat Saimir Korreshi u shfaq në oborrin e Kuvendit, me brisqe rroje, duke bërë ironi me tenderin e sterilizimit e duke thënë, se do ia jepte qeverisë për t’i sterilizuar.
500 mijë lekë për kartë vrojtuesi plazhi, pushuesit rrezikojnë jetën
Në nisjen e sezonit të ri të emisionit “Stop” sjellim në vëmendje boom-in e turistëve të huaj këtë verë, e sidomos “pushtimin” e butë të bregdetit shqiptar nga shtetasit italianë. Më pas, në ditën e mbledhjes së Asamblesë socialiste, u jemi drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur, se kë do të donin të hiqnin nga qeveria, e kë të sillnin në kabinet.Po sot nisi punimet sesioni i ri parlamentar. Deputeti demokrat Saimir Korreshi u shfaq në oborrin e Kuvendit, me brisqe rroje, duke bërë ironi me tenderin e sterilizimit e duke thënë, se do ia jepte qeverisë për t’i sterilizuar.
Pylli i Sodes, si po degjeneron mushkeria e Vlorës
Jemi ndalur në Pyllin e Sodës, të cilin vlonjatët e konsiderojnë si mushkëria e Vlorës. Ky pyll artificial, është krijuar në vitet ‘60 me kontributin e ndërmarrjeve dhe të nxënësve dhe ka një sipërfaqe prej rreth 550 ha, nga Plazhi i Vjetër e deri në Zvërnec dhe një pjesë e tij, është zonë e mbrojtur.Ajo që pamë në Pyllin e Sodës është një panoramë e trsihtë. Pemë të dëmtuara, nga natyra ose nga njeriu, me zjarre apo prerje pemësh. Nëse nuk i kushtohet vëmendje, shumë shpejt mund të mos flasim më për Pyllin e Sodës.Niko Dumani, ambientalist, shprehet, se për ruajtur mushkërinë e qytetit të Vlorës, duhet të merren masa nga pushteti lokal./tvklan.al