Hitparade i absurdit shqiptar.

Ura e Paskuqanit në Kamëz është në gjendje të mjerueshme. Në Kodër Marlekaj të Lezhës shtyllat e tensionit janë duke rënë. Në Goraj të Kucovës banorët e fshatit janë mbledhur e po e ndërtojnë rrugën vetë. Në Bërdicë mbeturinat e pulat e ngordhura janë hedhur në tokë, duke rrezikuar ndotje e sëmundje. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Divjake/Mesuesi i fizikes jep muziken, drejtori: do behen fshataret muzikante…

Jemi në fshatin Mizë të Divjakës, në shkollën 9-vjecare, pasimësuesit e biologjisë, gjeografisë dhe fizikës japin lëndën e artit pamor dhe muzikën. Vetë nxënësit e pranojnë këtë dhe mësimi thuajse nuk bëhet.Këtë problem e pohojnë dhe vetë mësuesit në fjalë, të cilët thonë, se janë të detyruar të japin muzikë e art pamor, për të plotësuar orët.Drejtoresha e shkollës Enkelejda Sako shpjegon, se kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së mësuesve dhe bëhet fjalë për pak orë. Më pas takojmë drejtorin e ZVA-së Divjakë, Llazar Stasa, i cili u shprehet, se nuk ka mësues të këtyre profileve. Gjatë bisedës me të, ai nuk ngurron të thotë, se fshatarët nuk do të bëhen muzikantë.

Divjaka pa biblioteke, librat e futur ne thase, strehohen ne shkollen 9 vjecare.

Jemi sërish në qytetin e Divjakës për shkak të problemit të bibliotekës.Më parë biblioteka ka qenë pranë qendrës kulturore, por tani aty është vendosur arkiva e bashkisë. Prej dy vitesh biblioteka qëndron në shkollën 9-vjecare “Koli Sako”. Atje librat janë në thasë dhe askush nuk shkon t’i shohë.Përgjegjësi i Qendrës Kulturore Arjan Sako thotë, se nuk e ka idenë, se cfarë do bëhet, pasi nuk ia kanë caktuar si detyrë.Nga ana tjetër as vetëBashkia Divjakë nuk ka ambiente, pasi në një krah është godina e kryetarit dhe në krahun tjetër është godina e nënkryetarit. Ky i fundit shpjegon, se nuk kanë vend as për administratën. Por sipas tij, në projektin, që do të bëhet, do të përfshihet edhe biblioteka. E deri atëherë, ai premton të hapë bilbliotekën e vendosur në shkollë.