Ushqimet e pasigurta ndalohen afër shkollave…,futen brenda në shkolla.

Mungesa e sigurisë së ushqimeve, të cilat i konsumojmë çdo ditë është një ndër problemet e ngritura shpesh në emisonin “Stop”. Më 11 Shtator, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u zotuan për siguri ushqimore pranë shkollave e çerdheve. Ky aksion i nisur në Lezhë, që pritej të përfundonte në muajin Tetor, synon të garantojë sigurinë ushqimore për fëmijet gjatë këtij viti shkollor.

“Do të jetë në vëmendje të posaçme dhe në ditët në vijim, edhe pasi fillon shkolla, në mënyrë që ne të garantojmë sigurinë ushqimore që këto biznese ofrojnë për nxënësit”, tha Nikolla.

Por në emisionin “Stop” ka mbërritur një video dhe foto, ku shihet qatë që në shkollën “Avni Rustemi” shitësit ambulantë shesin ushqime për nxënësit e kësaj shkolle nga hekurat, si dhe nga dera kryesore e shkollës, të cilat nuk janë të kontrolluara. Madje në pamjet shihet se njëri prej shitësve shet ushqimet për nxënësit, ndërsa tjetri bën rojen. Qytetari, i cili ka nisur videon pranë emisionit “Stop”, ngre pyetjen: “Ligji fuksionon për të gjithë apo për disa?”

Emisoni “Stop”, në një vëzhgim të bërë pranë shkollës “Ali Demi”, ka arritur të komunikojë edhe me shitësit, të cilët tregtojnë ushqime të ndryshme për nxënësit. Pyetjeve të gazetares nëse ata kanë një licencë për të treguar këto ushqime, ata i janë përgjigjur se asnjë në Tiranë nuk ka licencë për të treguar jashtë.

Gazetarja: E kuptoj shumë mirë që keni dalë për copën e bukës, por unë si prind sa siguri kam në këto ushqime?

Shitësja: Janë bërë tani, sa janë bërë.

Gazetarja: Kur janë bërë?

Shitësja: Tani në sekondë janë bërë.

Gazetarja: Po si janë bërë?

Shitësja: Në kuzhinën aty.

Gazetarja: A keni licencë për të tregtuar?

Shitësi: Licencë për të treguar jashtë nuk ka asnjë në të gjithë Tiranën.

Emisioni “Stop” do të vijojë ta trajtojë çështjen e sigurisë së ushqimeve, derisa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të marrë masat e duhura për sigurinë e ushqimeve që konsumojmë.

Elbasan, në shëndetësinë e “rilindur” kempi blihet 100 mijë lekë.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon me zë dhe figurë sesi mund të sigurohet Kempi që të takon, me para nën dorë, edhe pse për këtë mund të jesh sorrollatur plot dy vjet.

E tillë është edhe historia e një pacienteje, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët e saj kontaktojnë me infermieren Shpresa Pëllumbi, e cila kërkon 100 mijë lekë të vjetra, duke marrë përsipër rolin e sekseres për t’i siguruar lidhjen e Kempit zonjës së sëmurë.

Familjari – Si je? Si kalon?

Infermierja Shpresa – Qysh je ti? Mirë? Ulu këtu ti, ulu, pse u mërzite? Hajd, se e shoh vetë unë!

Familjari – Si kalove? Si je ti? Dëgjo tani, aman pash Zotin, se…

Infermierja Shpresa – E di që t’u nxi…

Familjari – E di, që më ka sjellë hatri i mamit këtu. Kam lënë punën atje dhe kam ardhur të interesohem sot këtu.

Infermierja Shpresa – Tani, tani erdhëm që të ndihmojmë atë. Faktikisht, unë s’kam asnjë lloj interesi. E di për mua?

Familjari – As mos e ço nëpër mend! E di, i ka fol gjyshi mamit, mua mami më tha se unë as s’të njoh sepse që kur jam martuar s’kam vajtur fare as tek shtëpia e tyre.

Infermierja Shpresa – Dëgjo, i di Shpresa hallet, i di, se kam qenë atje dhe i kam parë. Tani thjesht unë erdha me të ndihmu, në qoftë se më kupton. Nuk kam asnjë lloj interesi.

Familjari – Po të marr vesh, hallall i paç edhe sikur të kesh!

Infermierja Shpresa – Jam, punoj në psikiatri. Më dëgjo me vëmendje, nuk kam asnjë lloj interesi. Punoj në psikiatri, e morën vesh këta që unë punoj në psikiatri edhe thjesht për t’ju ndihmuar.

Familjari – Po më ka treguar mami.

Infermierja Shpresa – Më kupton?

Familjari – Po!

Infermierja Shpresa – Ashtu de. Atëherë, të mbarojmë… Sa lekë t’i japim? Se mos më nxjerrësh mua, se më heq nga puna!

Bjeri, t’i japim 100 mijë lekë ( të vjetra) atij, të mbarojmë punë tani ne!

Familjari – 100 mijë lekë?

Infermierja Shpresa – E…

Familjari – Tashi i do, direkt? Të zbres poshtë, t’i marr se i kam tek makina!

Infermierja Shpresa – Mirë, o shpirt!

Familjari – 100 mijë lekë?

Infermierja Shpresa – E, 100 mijë lekë! Po se mos, se mos…

Familjari – S’ka shanse!

Infermierja Shpresa – Se flasin një çikë këta, flasin.

Familjari – Ato s’do dijnë gjë fare njëherë, vetëm unë bashkë me ty.

Infermierja Shpresa – Mirë zemra, hajde! Të pres!

Familjari – Më dëgjo një çikë! Për sa i takon kësaj…

Infermierja Shpresa – Do dali vetë kjo.

Familjari – Ça grupi?

Infermierja Shpresa – S’e di Shpresa grupin. Grupin, që i takon. Invalidi.

Familjari – Invaliditeti.

Infermierja Shpresa – 100 mijë lekë!

Familjari – Sa u takon mujori?

Infermierja Shpresa – 100 mijë lekë.

Familjari – Numëroji një herë, se…

Infermierja Shpresa – Numëroji vetë! Numëroji vetë, o burrë! Ç’ke?

Familjari – Numëroji ti se unë i numërova, s’ka gjë!

Infermierja Shpresa – Të mbarojmë punë, o goc! Nga hy këtu unë?!

E kupton ti që puna ime është kot?! Për ndihmë thjesht! Po i them atij, bën atë, unë quhem Shpresa. Më datën 4 do të vijë për komision!

Familjari – Do vij për komision? Po letrën?

Infermierja Shpresa – Do vijë, do ulet këtu ajo… dhe e thërrasin vetë.

Familjari – Ok… dhe e thërrasin vetë ato, s’ka nevojë më për gjë tjetër.

Infermierja Shpresa – Po, ke numrin tim, më merr në telefon!

Familjari – T’ia marr gjyshit! Pa merak fare dhe shumë faleminderit!

Infermierja Shpresa – S’ka gjë!

Familjari – Më fal dhe një herë! Çfarë grupi i bie kësaj t’i takojë?

Infermierja Shpresa – E kanë shkruajtur ato grupin. Ai, që u takon të gjithëve. Aq marrin këta, 100 mijë lekë të gjithë.

Familjari – Për më shumë s’bëhet llaf?

Infermierja Shpresa – Hë për hë, jo!

Më vjen dhe inat, 2 vjet edhe rri pa Kemp ajo. E shtruan në spital, e…

Familjari – Po kush nuk ia jep?

Infermierja Shpresa – Ke parasysh ti? Lëre atë që iku, po tani do bëhet ajo, por them të ishte bërë, të kishte filluar Kempi, kishin marrë me miliona lekë.

Familjari – Po pse për 100 mijë lekë e kanë lënë?

Infermierja Shpresa – Ke parasysh? Jo se ashtu… do mbante ajo varra varra, siç kanë shkuarr 2 vjet. Kështu funksionon, aman moj aman, unë kurrë nuk i bëj këto kështu, kurrë nuk i bëj kurrë. Ajo dihet, ku e ka vendin.

Familjari – Nuk i takonte më përpara, apo…?

Infermierja Shpresa – Ec e gjeje! E gjen dot, oj goc?! E gjen a i takonte apo s’i takonte?!

Familjari – Apo s’ia japin? Do zoti po bëhet, edhe ne rrimë të qetë, edhe…

Infermierja Shpresa – Do bëhet? Për t’u bërë do bëhet ajo, jam unë këtu në mes tani.

Pasi familjarët dorëzuan paratë, në datën 4 Tetor pacientja paraqitet para komisionit dhe me firmën edhe të mjekut Sokol Preçi arrin të sigurojë Kempin.

Mjeku Sokol Preçi – Si quhet kjo?

Familjarja – X!

Mjekja Sokol Preçi – Me kë banon?

Pacientja – Me babin!

Mjekja – Me babin! Çfarë shkolle ke mbaruar?

Pacientja – Universitetin!

Mjekja – Çfarë dege?

Pacientja- Psikologe!

Mjekja – Psikologe, ke mbaruar, ë?

Pacientja – Po!

Mjekja – Ke punuar?

Pacientja – Kam punuar 20 vjet.

Mjekja – Ka punuar 20 vjet, ka mbaruar para 20 vjetësh psikologe dhe ka punuar 20 vjet. Dakord! Ça ke?

Pacientja – S’jam mirë.

Mjekja – Mirë! Le të dalë. Në fund të muajit në bashki, për të marrë fletën e Kempit.

Familjarja – Është çdo gjë në rregull, ë?

Mjeku Sokol Preçi – Po, po! Pa merak!

Pra, nuk ka më nevojë për t’u sorrollatur nëpër institucione e mjekë për të përfituar Kempin, pasi mjaftojnë vetëm 100 mijë lekë të vjetra.

Halli i gruas, komshiu i alkoolizuar i ka nxjerrë shtëpinë jashtë përdorimit.

Sabire Shkurti ankohet në emisionin “Stop” se shtëpia e saj është pushtuar nga lagështira, pasi fqinji që banon mbi të, Kadri Zejnati është i alkoolizuar dhe lë rubinetat hapur. Zotëria është bërë problem social jo vetëm për të, por për të gjithë komunitetin.

“Banoj me Kadri Zejnatin mbi 52 vite. Edhe kam patur disa shqetësime, jo zhurmë, jo linte çezmat hapur, por më pak se kishte gruan dhe dy fëmijët. Pas disa kohësh Kadriu ishte një pijanec i paparë, ndërsa tani ka 5 muaj që bën edhe nevojën në ballkon e i hedh ujë, na vjen era në gjithë pallatin. Vdiqëm nga era!”, u shpreh denoncuesja, e cila është detyruar të ndërrojë dy herë frigoriferin për shkak të mykut në shtëpinë e saj.

Zonja Sabire shton se është ankuar tre herë në Bashkinë e Tiranës, por askush nuk ka shkuar për ta parë gjendjen.

Gazetarja e emisionit “Stop” kontakton edhe me zotin Zejnati që jeton si në epokën e gurit. Për shkak të problemeve me alkoolin, ai nuk mundet ta kuptojë se në çfarë gjendje jeton.

Gazetarja: Zotëri na kanë sjellë një ankesë se krijoni papastërti këtu tek pallati.

Z.Kadri: Çfarë thua? E ke në rregull shkallën ja ku e ke.

Gazetarja: Hape pak derën ta shohim

Z.Kadri: Çfarë të shohësh, banjon time? Unë banjon e kam si dhomë pritje moj.

Brenda shtëpisë së z.Kadri vihen re mbeturina, shishe me ujë dhe birra. I pyetur se pse e ka tepruar me alkoolin dhe pse e ka kthyer në këtë gjendje shtëpinë, ai shprehet se shtëpinë do ia lerë dikujt, pasi do të largohet për në Amerikë.

“Dëgjo, e di se çfarë bën alkooli? Alkooli vë në punë ato qeliza që flejnë gjumë. Unë i shita zonjë të gjitha, do iki e nuk do të kthehem më. Edhe thashë tani kujt do t’ia lë shtëpinë, kë do të lë roje? Gjeta një roje e do ta paguaj, kur të iki në Amerikë t’ia lë atij rojes e t’i bëj pagesën”, tha z. Kadri.

Pas shumë përpjekjesh në Bashkinë e Tiranës, Shërbimin Social Shtetëror dhe në Njësinë Administrative numër 7, kryetarja e njësisë Gjinovefa Kadria premton zgjidhjen e problemit, duke çuar Kadri Zejnatin në një shtëpi të moshuarish.

Adminstratorja Gjinovefa Kadriu: Kam dy raste që ia kam çuar Drejtorisë nr 3, për të bërë një dezinfektim. Shkresa të nisura gjithandej, inspektoriatit e të gjitha.

Gazetarja: Çfarë zgjidhje mund t’u jepet këtyre? Administratorja Gjinovefa Kadriu: Ja, më thuaj ti një zgjidhje!

Punonjësja e Njësisë: Shëndetit i kemi çuar, policisë, Policisë Bashkiake, se kaq është forca jonë domethënë.

Administratorja Gjinovefa Kadriu: Kemi dhe përgjigjet!

Gazetarja: Çfarë thuhet?

Punonjësja e Njësisë: Policia Bashkiake thotë që është njeri me probleme, do të marrim masa. Nuk është se i kanë dhënë ndonjë zgjidhje.

Administratorja: I kam mbushur mendjen që do çuar në azil. Edhe i kam përgatitur dokumentacionin.

Gazetarja: Ke folur me ata të shërbimit?

Administratorja: Po, i kam nisur shkresën atyre të shërbimit. Të lajmëroj unë, mbase këto ditë, ishalla! Po i mbledh edhe dokumentacionin vetë se me zor i mbusha mendjen. Mora edhe ndërlidhëse me komunitetin. I mbusha mendjen që do jesh më mirë, do jesh më pastër, do hash, do pish, do ashtu…

Gazetarja: Tani do më lajmërosh, të kanë thënë ndonjë gjë se unë kur fola me shefin e Shërbimit Social më tha që del në komision te Shërbimi Social.

Administratorja: Po tani unë do shkoj vetë në komision. Më shumë se kaq më thuaj, ça të bëj? Nuk e di, do mund të shkojë ai apo mund të mos shkojë ai. Unë do shkoj që t’i them që kështu është gjendja. Domethënë është… se ajo është me gjithë mend e agravuar, ku s’mban më ujë pilafi.

Gazetarja: Po nuk bën që të rrijë më vetëm aty.