Stop – Emisioni 42 (sezoni 5)

Posta

Stop – Emisioni 42 (sezoni 5)

21:02 29/10/2019

Lamtumira e Guximtar Bocit dhe turi europian i Rames.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mori sot vendimin, për të refuzuar kërkesën e gjyqtarit Guximtar Boci, për rikthim në sistemin e drejtësisë.Në tetor të vitit 2016 emisioni “Stop” transmetoi, sesi Guximtar Boci, aso kohe kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës, i kërkonte favore seksuale një gruaje, në mënyrë që të ndërhynte për një cështje pronësie, që po shqyrtohej në gjykatë. Kryeministri Rama ishte sot në Greqi, ku u takua me homologun grek Micotaqis dhe mori pjesë në punimet e takimit të Ligës Arabe. Në mbrëmje Rama ishte në Bruksel,në takimin e lamtumirës së Mogherinit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kamera e fshehte/ 180 mije leke per marre gati punimin e diplomes.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon, sesi blihet punimi për diplomë universiteti në sistemin “bachelor”, duke paguar 180 mijë lekë të vjetra.Një studente për Drejtësi Penale bie në kontakt përmes facebook-ut me një grup prej 5 të rinjsh, që bëjnë punime diplome. Studentja takohet me ta, bien dakord për temën “krimi në familje” dhe paguajnë 50 mijë lekë paradhënie. Pas dy javësh tema e diplomës është gati dhe paguhet edhe shuma e mbetur. Studentja kërkon, që punimi të mos jetë plagjiaturë, por të jetë serioz, pasi disa pedagogë mund ta lexojnë me detaje.Ajo kërkon të marrë të paktën notën 8 nga ky punim.

Patos/ shperthimi i naftes ne token e lajthive, bashkia pret analizat.

Problematika e radhës na con në Visokë të Patosit, ku Engjell Peshkëpia tregon shqetësimin, lidhur me shpërthimet e ndodhura më 17 shtator dhe dëmet në fushën e lajthive. Ai thotë, se policia bashkiake dhe ekspertët ishin në vendin e ngjarjes, por nuk kanë ende asnjë përgjigje, se cfarë do bëhet me dëmin.Kryetarja e bashkisë,Rajmonda Balilaj,shprehet, se janë vënë në dijeni të gjitha instancat, për të zbuluar shkakun e incidentit. Ajo thotë, se pasi të merret vendimi i prokurorisë, bashkia do të ngrejë komisionin, që bën vlerësimin e dëmit.Drejtoria Rajonale  e Mjedisit  Fier ka marrë mostrat në pikat e shpërthimit në pus dhe në Gjanicë dhe i ka nisur në AKM për analiza. Ndërsa Inspektoriati thotë, që mostrat i ka cuar në Drejtorinë rajonale të shëndetit publik.Në përfundim të këtij ping-pongu, rezulton, se ka ndotje me lëndë organike dhe prani të produkteve të naftës. Ky informacion i është përcjellë Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Infrastrukturës dhe Energjetikës, pasi zona, ku ka ndodhur shpërthimi, nuk ka operator të licensuar, por është në afërsi të zonave të hidrokarbureve.


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi