Hitparade i absurdit shqiptar.

Një autobus urban në Vlorë është mbushur me ujë dhe qytetarët kanë ngritur këmbët, për t’u mbrojtur.Monumenti para godinës së ish-të përndjekurve është lidhur me tel.Spitali i Kukësit ka mbetur pa drita e në këtë mënyrë u bëhet serum pacientëve.Autobusi i shkollës “Marash Gjoni” në Rrile të Lezhës është i telmbushur me nxënës. Ura e Dajlanit është përmbytur nga shirat e fundit.Janë këto disa nga episodet, që shfaqen dhe komentohen në studion e emisionit Stop, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.