Stop – Emisioni 47 (sezoni 5)

Posta

Stop – Emisioni 47 (sezoni 5)

21:02 05/11/2019

Portez-Fier/ Pamjet ekskluzive te shperthimit te karburantit.

Në nisje të programit, “Stop” sjell pamje ekskluzive të shpërthimit të një pike karburanti në Portez të Fierit.Pika e karburantit ndodhej në rrugën Fier-Patos dhe dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e mbinxehjes së elektromotorrit të pompës, që hedh karburantin.Ambasada amerikane ka publikuar një video, kur tregon, se në vend kanë ardhur agjentë specialë amerikanë, që hetojnë abuzimin me dokumetancionin e vizave.

Kamera e fshehte/ Droga ne shkolla shitet lirisht, dukuria eshte masive.

Një vit më parë, në 25 shtator 2018, “Stop” transmetoi mënyrën, sesi shpërndahej hashashi e drogat e tjera në shkollat e Tiranës.Në atë kohë reagoi policia e shtetit, duke u shprehur, se do të shtonte kontrollet në shkolla. Edhe kryeministri Rama, i pyetur në një studio televizive për kameran e fshehtë të “Stop” tha, se ministri i brendshëm austriak kishte kërkuar bashkëpunim për programin shqiptar të oficerëve të sigurisë në shkollat e mesme. Por gazetarët e emisionit janë rikthyer sërish në gjimnazin “Besnik Sykja”, duke kërkuar të blejnë hashash. Më lehtësi nxënësit gjejnë dhe blejnë hashash, duke ditur madje cmimin dhe cilësinë.Ata pohojnë, se dukuria është masive.

Deshmite e muxhahedineve: Si u behet lavazh truri te rinjve shqiptare.

Mëse një vit më parë socialisti Pandeli Majko mori pjesë në konferencën e muxhahedinëve iranianë. Sot mijëra të tillë janë në Shqipëri japin dëshmi për mënyrën, sesi kanë ardhur, si jetojnë dhe si janë të organizuar.Farid Shakarami dhe Rahman Mohamadiyan tregojë për oragnizatën MEK dhe problemet për ta dhe të rinjtë shqiptarë. Ata thonë, se përmes anëtarëve të MEK, po tërhiqen në rrugë të rrezikshme edhe të rinj shqiptarë. Muxhahedinët kanë sjellë me vetë para kesh nga pasuritë e Sadam Hysein dhe me to u bëhet shplarje truri njerëzve.Në një video të sky neës baronesha Nikolson tregon për aferat dhe paratë e Sadamit, të lidhura me organizatat terroriste ndërkombëtare.


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT