Ditelindja e PKSH-se, pse Enverin e therrisnin Tarasi?…

Të dielën, para dy ditësh ishte 79 vjetori i krijimit të PKSH-së. Klintoni doli nëpër rrugë për të pyetur qytetarët për këtë ngjarje dhe për faktin, se pse Enver Hoxha e kishte pseudonimin Tarasi.Përgjigjet e banorëve të kryeqytetit janë nga më spektakolaret, po nuk mungojnë edhe nostalgjikët e mërzitur me kohët, që jetojmë.

Fier/Denoncimi i nenes, komshiu 51 vjecar i ngacmoi seksualisht vajzen e mitur.

Sot në “Stop” publikojmë një tjetër rast të abuzimit seksual me të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit tetor në periferi të Fierit, ku një vajzë 15 vjecare është ngacmuar nga komshiu i saj 51 vjec, Artan Koti. Në fillim burri e ka ngacmuar të miturën në makinën e tij dhe më pas ngacmimet kanë vazhduar edhe në shtëpi, të dy ndajnë një oborr të përbashkët. Nëna e vajzës denoncon rastin, pasi ka frikë, se incidenti mund të përsëritet.Ajo ka bërë sikur ka dalë nga dera e pasme dhe ka dëgjuar me veshët e saj ngacmimin nga ana e komshiut.Vëllai i agresorit e pranon atë, që ka ndodhur, por thotë, se nuk do të përsëritet. Artan Koti është lënë në arrest shtëpie nga policia. Por nga ana tjetër shërbimi social pranë Bashkisë së Fierit është komplet inekzistent në reagimin për këtë ngjarje.

Sauk/ Energjia si kandil, Stop zgjidh problemin e banoreve.

Në fund të tetorit ishim në Sauk të Vjetër, në vendin e njohur si Pamja, ku 10 familje, janë vendosur aty, që prej vitit 1993. Banorët na treguan, se vuanin për energji, për shkak të tensionit të dobët, edhe pse janë pagues të rregullt të energjisë.Që prej vitit 2017, këta banorë presin një projekt, që thonë, se është miratuar dhe duhet të zbatohet.Pas këmbënguljes dhe transmetimit të “Stop” OSHEE bëri të mundur finalizimin e projektit, për të cuar dritat me tension të plote në këtë zonë.