Hitparade i absurdit shqiptar.

Një kamion i ngarkuar me bar lëviz lirisht në rrugë. Një motorr është ngarkuar mbi kamioncinë dhe qarkullon pa problem. Një tjetër motorr piaggio është ngarkuar në portobagazhin e një makine të vogël. Në Torovicë, drejtuesit e makinave janë të rrezikuar në cdo moment nga shkëputja e masivëve shëkmborë. Janë këto disa nga episodet me foto e video, që shfaqen dhe transmetohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit”.