Hitparade i absurdit shqiptar.

Një autobuz urban lëviz me derë hapur, ngaku duket fatorinoja, që shtyn pasgjerët, për t’u futur brenda. Një gjobë e vendosur në një automjet, ka të shkruar adresën në vend të emrin të pronarit të makinës dhe emrin tek adresa. Një tabelë, që tregon pronën private kërcënon, se po kalove gardhin, do të mësosh a ka jetë pas vdekjes. Liqeni i Kukësit është mbushur me plehra e qese plastike, që nga toka e deri në majë të pemëve. Janë këto disa nga situatat, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit shqiptar”.