Stop – Emisioni 52 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 52 (sezoni 5)

21:02 12/11/2019

Prishja e shtepive te zona e Astirit, Tirana gdhihet ne tym e flake.

Tirana u gdhi sot që në orën 5 të mëngjesit me tym e zjarr, pasi IKMT-ja nisi aksionin për prishjen e ndërtimeve në zonën e Astirit, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Re.7 protesues dhe 5 punonjës të Policisë, FNSH-së dhe Shqiponjave, përfunduan në Spitalin e Traumës pas lëndimeve, që erdhën si pasojë e përplasjeve mes banorëve, që po u prishen shtëpitë dhe forcave policore.

 Vela Contraction/ angjensia e punesimit, qe u grabit leket qytetareve.

Në Shqipëri janë të shumta agjensitë e punësimit që pretendojë, se punësojnë qytetarë jashtë Shqipërisë me kontrata të rregullta pune. Dy qytetarë ankohen në “Stop” për kompaninë “Vela constraction”. I pari tregon, se pagoi 500 euro për një punë në Danimarkë. Por si garanci mori vetëm një copë letër, me të cilën e kthyen mbrapsht në kufirin slloven.Pasi u kthye, i kërkoi kompanisë “Vela” t’i kthente paratë, por si përgjigje e nxorrën jashtë.Të njejtin fat pësoi edhe qytetari tjetër, që pagoi 700 euro për t’u punësuar në Kroaci.Atje e cuan të flinte në një kishë të braktisur, ndryshe nga sa ishte premtuar më parë. Kur kërkoi të rimbursohej, i treguan edhe atij derën.Një tjetër kompani e ngjashme është edhe “Akademia europiane shpk” me administrator shtetasin italian Xhuzepe Xito.Qytetari paguan 140 euro per formularin e aplikimit dhe palët bien dakord, që ai të niset për punë në Itali brenda 16 tetorit.

 Akademia europiane-agjensia mashtruese, administ

Para se të shkojë në Itali, kompania“Akademia europiane shpk”, i kërkon qytetarit, që të ndjekë një trajnim 4 ditor për kujdestar social dhe për këtë, do të paguante210 euro. Por erdhi tetori e nëntori dhe për punë në Itali as që flitej. Qytetari interesohet pranë kompanisë, por i përgjigjen, se është e pamundur, pasi janë shtrënguar gjërat. Pas vitit të ri është përgjigja tjetër , që i rezervohet qyetarit, që ka paguar për aplikim dhe trajnim. “Stop” zbardh profilin e Xhuzepe Xitos. Ai rezulton një person me precedentë të shumtë kriminalë në Itali. Disa herë ai ka mashtruar me palestra e kompani, duke u marrë paratë qytetarëve e duke u zhdukur pa lënë gjurmë.





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi