Clirimi i kryeqytetit/ Me mire te pushtuar, sesa keshtu, Rama e Zaho pijne uje nga cezma!

Sot u përkujtua 76 vjetori i clirimit të Tiranës. Presidenti Meta, kryebashkiaku Veliaj dhe eksponentë të PD-së bënë homazhe të vecanta në monumentin e Partizanit të Panjohur.Klintoni realizoi intervista me humor me banorët e kryeqytetit, shumë prej të cilëve u shprehën, se ishim më mirë të pushtuar nga italianët e gjermanët, sesa tani në këto kushte. Kryeministri Rama tha sot gjate nje konference per shtyp, se ai pi uje nga cezma e djali i tij i vogel, Zaho lahet dy here ne dite me uje rubineti, pasi uji eshte i sigurte.

Kaosi i covid 19/ ilace te gabuara dhe fatura disa milioneshe.

Një qytetar 45 vjecar tregon, se ka kaluar covid 19 me simptoma të vështira. Dy javë ka patur temperaturë dhe dhimbje në të gjithë trupin dhe shumë kollë. Ai thotë, se kostoja e kurimit i ka shkuar 1,5 milionë lekë të vjetra për analiza e mjekim.Një tjetër qytetare dëshmon, se mjekimi i ka shkuar rreth 80 mijë lekë.Një arsimtare thotë, se kurimi prej 19 ditësh për simptomat e covis 19 i ka kushtuar rreth 2 milionë lekë të vjetra.Në të gjitha rastet medikamentet janë të ndryshme dhe të kushtueshme dhe të gjithë pacientët i kanë përballuar vetë.Besnik Jakaj ish-drejtor i ISHP-së, shprehet, se është shkëputur zinxhiri i ndjekjes e kurimit të covid 19. Qytetarët nuk po lidhen me mjekun, pasi mjeku flet nga telefoni apo online, dhe për këtë arsye, shumica e qytetarëve po marrin mjekime të gabuara.

Mjekimi i gabuar dhe mungese testimesh, c’ndodh me situaten e pandemise.

Kozeta Bajrami tregon, se e ka kaluar Covid në shtator 2020 dhe është kuruar me antibiotik azitromicine, pasi e ka kaluar sëmundjen.Më pas transmetojmë situatën e tamponëve në Berat. Testet në këtë qytet janë në nmër shumë të kufizuar dhe personeli i shërbimit të kujdesit shëndetsor thotë, se nuk mund t’ia bëjë tamponin kujtdo, që ka shqetësime, pasi do testohen të parët mësuesit e nxënësit.Sa për të tjerët, ata duhet të rrinë në shtëpi.