Elbasan-Bulqize/ Mjerimi i qendrave shendetesore dhe urdhrat absurde.

Davidi, Amelia, Darius, Erisi, Uesli dhe Kledian janë fëmijët e filmuar, duke kërcyer me emisionin “Stop”, apo duke e ndjekur me vëmendje atë. Në poliklinikën e Elbasanit “Dyla Haxhira” kanë mësyrë gjelat e detit. Ambientet e kësaj poliklinike i ngjajnë një godine të bombarduar.Në Bulqizë drejtoresha e qendrës spitalore ka firmosur dhe publikuar një njoftim, ku thuhet, se qytetarët nuk mund të vizitohet, të marrin recetë, rekomandim apo raport, pa bërë më parë chek-up-in.

 Roskovec/ Shtepi e biznes me hipoteke, bashkia paralajmeron prishjen.

Bashkia e Roskovecit ka nxjerrë një plan për krijimin e një shesh-pushimi dhe disa tuneleve për kalimin e këmbësorëve.Projekti në fjalë përfshin edhe një godinë tre katëshe të zotit Mariglen Hazizi, i cili i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi pretendon, se po i bëhet padrejtësi.Hazizi tregon, se zotëron një biznes dhe një shtëpi, të dyja me certifikatë pronësie.Prej 2- vjetësh në bizneset e tij janë punësuar 6 familje. Por në shtator i ka ardhur një shkresë, që e lajmëron fillimisht, që shtëpia i ishte futur në plan për shpronësim e më pas të njejtin fat pati edhe biznesi. Maringleni është drejtuar në bashki dhe në Ministri, por nuk ka mundur të zgjidhë asgjë.Ngjitur me të është një objekt tjetër, pa dokumeta, por mesa duket fadromat do të prishin pronën e tij. Godinën e tij e kanë vlerësuar me 32 milionë lekë. Nga ana tjetër, në plan projektin e bashkisë, që ai ka në dorë, godina ekziston. Gazetarja e emisionit u takua me nënkryetarin e Bashkisë dhe ai tha, se ky plan do zbatohet dhe nuk ka tagër të interpretojë projektin.I njejti qëndrim erdhi edhe nga kryetarja e bashkisë Majlinda Bufi.

Mbush 18 vjec e aplikon per universitet, familjes i heqin perkrahjen sociale.

Gazetarja e “Stop” është ndalur në lagjen “5 maj” për një ankesë të qytetarit Dukagjin Qerimi i cili thotë, se prej 1 muaji i kanë ndërprerë përkrahjen sociale.Familja e tij përbëhet nga 5 anëtarë dhe prej 3 vitesh trajtohet me përkrahje sociale, në shumën 6 300 lekë. Këtë vit djali ka mbushur 18 vjec dhe po vazhdonte gjimnazin. Pasi ka mbaruar shkollën,duhet të regjistrohej në zyrën e punës edhe pse ai po aplikonte për shkollën e lartë. Dukagjini thotë, se ka shkuar tek Njësia administrative nr.8, ku i kanë dhënë këtë përgjigje. Ndërsa nga Shërbimi Social i shpjegojnë, se përkrahja sociale i takon, deri në tetor të këtij viti, kohë kur dalin rezultatet e universiteteve.