“Barkderra” me uniformë police?! C’mendojnë qytetarët?

Pas urdhrit të zv.ministrit të Brendshëm që policët e shëndoshë apo barkderra, të mos kenë punë në marrëdhënie me qytetarët, Renaldo u është drejtuar këtyre të fundit. Intervistat me humor nuk mungojnë, kur banorët e kryeqytetit pyeten për uniformat blu, të etiketuar si “barkderra”.

Disa qytetarë shprehen se është ofendim t’i quash policët barkderra. “Ata duhet të bëjnë palestër për të ulur barkun”, thotë një qytetar. “Njësoj janë si me bark dhe pa bark duhen zhdukur. Polici duhet të jetë figurë e shtetit, prandaj të ikin të gjithë”, thotë një tjetër, ndërsa një qytetar tjetër shton: “Ai që është i shëndoshë nuk lëviz dot nga vendi”.

Vlorë, e përjashtojnë nga shkolla me firma false, Stop e rikthen në klasë.

Para disa javësh 20-vjeçari Arshi Hazizaj është pezulluar nga shkolla e mesme tregtare në Vlorë për thyerje të disiplinës dhe prishje të orës së mësimit.

Mësuesja, Velide Llanaj, në orën e së cilës ndodhi incidenti, mblodhi firmat e nxënësve që u përdorën për pezullimin e Arshiut. Por nxënësit thonë në regjistrim se firmat i kishin hedhur për praktikat e shkollës se kush do të shkonte në Tiranë.

“E gjithë historia filloi më datën 23 Prill të vitit 2018, kur mora një masë disiplinore për përjashtim nga shkolla vetëm se pa dashje kam shtytur një derë klase. Kam edhe disa video ku tregohet rasti i thyerjes së derës, ku drejtoresha përmendte se kisha kërcënuar 24 nxënës të klasës të profesoreshë Validesë. Nxënësit thonë se i kemi hedhur firmat pa vetëdije, profesoresha u kishte thënë se kush do të shkojë në Tiranë”, tha Arshi Hazizaj

(Kamera e Fshehtë 1) Arshiu kur pyet klasën:

Nxënësja 1 – Shiko një çikë, çfarë është bërë! Firmat u hodhën me arsye ndryshe, sepse mua m’u tha firmat do të hidhen për arsye të praktikave.

Arshi Hazizaj – Juve Veloja(mësuesja) ju ka thënë që firmat do t’i hidhni për praktikë, nuk ju tha që do t’i hidhni për kërcënim?

Nxënësja 1- E pra!

Nxënësja 2- Ato, që do vejnë në Tiranë, kush do vijë do hedhi firmën!

Arshi Hazizaj- Ajo më heq mua sepse aty janë 25 firma dhe në procesverbal thuhet që nxënësi Arshi Hazizaj kërcënon klasën e presore Velidesë edhe nxënësit ankohen. Ju kam kërcënuar gjë?

Klasa- Jo, jo, jo!

(Kamera e Fshehtë 2) Arshiu kur pyet Senatorin e klasës:

Arshi Hazizaj- Kam kërcënuar ndonjë nga klasa unë?

Senatori- Jo ore, po ajo robxxx( mësuesja) neve na e dha për projektin. Mos t’u ngel, u tha Velua.

Arshi Hazizaj- Fleta si ishte?

Senatori- Fletë formati.

Arshi Hazizaj- Kjo fleta është për projektin, tha?

Senatori- E, për praktikat.

Arshi Hazizaj- Ju nuk e dinit, që fleta ishte për kërcënim ndaj meje?

Senatori- Kush e lexoi? Na tha do firmosni këtu, se duhen për praktikat, tha.

Arshi Hazizaj- Juve e keni hedhur firmën pa vetëdije?

Senatori- Epo, kush e lexoi atë?!

Arshi Hazizaj- Unë kam kërcënuar ndonjërin nga ju?

Senatori- Jo, jo!

Arshiu tha se ka pasur “raste kur unë paraqitesha në mësim me dosje, libër dhe fletore, në orar të rregullt dhe drejtoresha më thoshte me pa të drejtë ngrihu dhe dil nga mësimi. Pse? Sepse dua unë që të dalësh nga mësimi. I ke tre orë mungesa. Ik se nuk di të sillesh e ke gjuhën e gjatë.”

(Kamera e Fshehtë 3), Arshiu kur merr 3 mungesa kur është prezent nga drejtoresha:

Drejtoresha Shpresa Saliaj- Nuk je në mësim ti. Rri kot! Do të marrësh 3 mungesa!

Arshi Hazizaj- Po si rri kot, o presore? Unë jam me dosje, me të gjitha.

Drejtoresha Shpresa Saliaj- Të jesh me çfarë të duash, je me gjuhë të gjatë!

Arshi Hazizaj- Po ku të dal unë?

Drejtoresha Shpresa Saliaj- Shko ku të duash! Do të marrësh 3 mungesa!

Arshi Hazizaj- Mbase u vrava unë, mban përgjegjësi!

Drejtoresha Shpresa Saliaj- Jo, s’mbaj asnjë përgjegjësi për ty!

Arshi Hazizaj- Si s’mban?

Drejtoresha Shpresa Saliaj- Absolutisht! Bëj çfarë të duash!

Arshi Hazizaj-Unë jam me dosje, më mirë nga të gjithë nxënësit.

Drejtoresha Shpresa Saliaj- Le të jesh me dosje ti. Sesi janë nxënësit, mirë apo keq, atë e di unë, nuk e di ti.

Arshi Hazizaj- Si s’e di unë?

Drejtoresha Shpresa Saliaj- Nuk e di ti, se na u bëre edhe mësues tani! N’daç rri, n’daç mos rri! Ke marrë 3 mungesa.

Arshi Hazizaj- Po si? Po s’ke të drejtë të m’i hedhësh, se unë të erdha në mësim!

Drejtoresha Shpresa Saliaj- Eeee, se çfarë të drejte kam unë, e di unë, çfarë të drejte kam. Shko ankohu!

Arshi Hazizaj- Ju tani po përfitoni, se jeni drejtoreshë?

Drejtoresha Shpresa Saliaj- E ke gjuhën 2 metra. Vazhdo!

“Disa veta kanë ikur nga këtu vetëm sepse kanë plotësuar numrin e mungesave, sepse vendosin mungesa kot pa lidhje. Jo se vijnë me tuta, jo se mban mjekër, flokë të gjata. Nuk mendoj se duhet të merren për bazë këto gjëra”, shpjegoi Arshi Hazizaj.

“Kurse këtë vit u kapën sepse kisha ardhur pak me vonesë, 2 minuta me vonesë, dera e shkollës mbyllet në orën 08:15 dhe unë kisha ardhur në 08:17. Kisha ekonomi me profesoreshë Miranda Habilajn”. I riu tregon se kishin qenë në korridor 2-3 veta nga klasa kur i kishte parë drejtoresha dhe u kishte thënë futuni në klasë. Ata ishin futur në klasë, por profesoresha u kishte thënë dilni jashtë me urdhër te drejtorisë.

“Në ato momente pata një debat me mësuesen e ekonomisë dhe që aty filluan konfliktet, ku direkt më kanë nxjerrë përjashta nga shkolla dhe nuk më kanë lejuar më të futem për 20 ditë. Kurse tani kam 5 ditë që kam marrë fletën e përjashtimit nga shkolla. Vij një ditë për të takuar drejtoreshën e shkollës, për të biseduar përsëri, që të më jepte edhe nj shans tjetër, por në momentin që kam ardhur tek dera e shkollës, drejtoresha ka lajmëruar policinë dhe ka ardhur e më ka marrë policia duke më shoqëruar në komisariat sepse drejtoresha ka thënë se ka ardhur për të më bërë presion. S’kam arsye për t’i bërë presion drejtoreshës. Thjeshtë po kërkoja një shans tjetër, sepse jam në një moshë madhore dhe nuk bëj dot një shkollë. Më kanë trajtuar sikur jam një kriminel që …Jam problematik, nuk po them që nuk jam problematik, por jo aq keq sa më bëjnë këta.”

I pyetur nëse është një Tili i kohëve moderne, Arshi Hazizaj e pranoi, duke shtuar se “Tili në fund u bë i mirë pastaj. Edhe këta po të më japin një shans të dytë edhe unë si Tili do të bëhem, i mirë.”

“I bëj apel drejtorisë së shkollës të më japë edhe një shans tjetër, të mbaroj këtë shkollë që kam nisur sepse nuk bëj dot një shkollë tjetër. Mua mu mbytën ëndrrat në mes, sepse nuk mund të vazhdoj më një shkollë të mesme për të gjithë jetën time.”

Gazetarja: Ai është 20 vjeç dhe nuk ka më mundësi të hyjë në një shkollë të mesme. Ne si Stop kemi ardhur që brenda mundësive, duke qenë se ka ndodhur ky moskoordinimi mes teje dhe zyshës, t’i jepni një mundësi.

Drejtoresha Shpresa Saliaj: I kemi dhënë shumë mundësi, Arshiu duhej të rrinte shumë urtë. Arshiu nuk rri urtë. Ky është vendimi i këshillit pedagogjik dhe i këshillit të Disiplinës dhe Etikës. Në të gjitha komisionet që ka kaluar ky është vendimi.

Por, drejtoresha nuk mundi të japë një shpjegim se përse e kishte nxjerrë nga mësimi dhe i kishte thënë se do t’i vinte tri mungesa. Pasi shkoi videon, drejtoresha tha se “nesër do të mblidhet Këshilli i Disiplinës”.

Ilir Skendo, specialist i kurrikulës pranë Drejtorisë Arsimore Vlorë, falënderoi Stop për informacionin. “Nuk kemi asnjë informacion për rastin në fjalë. Ne kemi detyrimin që të ndjekim ecurinë në të gjithë institucionet pavarësisht se shkolla në fjalë është shkollë profesionale dhe nuk është nën juridiksionin tonë të drejtë për drejtë. Do të merremi me rastin në fjalë pas informacioneve që ju na dhatë dhe do ta ndjekim këtë punë sipas hapave ligjorë. Ne kemi nxënësin të parin, por gjithçka bazuar në ligj dhe dispozita.”

Arshi Hazizaj bëri një ankim me shkrim përsa i përket përjashtimit të tij nga shkolla.

Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop” në Drejtorinë Arsimore të Vlorës, komisioni i disiplinës i shkollës u mblodh dhe rrëzoi si të pavlefshme masat disiplinore ndaj Arshi Hazizajt, i cili u ripranua në shkollë.

“Më 9 Nëntor të vitit 2018 Shkolla e Mesme Profesionale Tregtare Vlorë mbledh komision e disiplinës dhe këshillin e mësuesve, ku vendosin që ish-nxënësi Arshi Azizaj t’i rikthehet mësimit, pasi dy masat disiplinore rezultuan të pavlefshme”, tha gazetarja e Stop.

“Stop” dhe “Fundjava” bëjnë me shtëpi të re dy familje në nevojë.

Në këtë pjesë të emisionit, “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë mundësuar inaugurimin e dy shtëpive për dy familje në nevojë. E para është familja e Altin Ukës, në Cerkez, Kamëz. Ajo përbëhet nga 4 anëtarë, dy bashkëshortët dhe dy djemtë 8 dhe 12 vjec.Altini ka pësuar një aksident në punë në gusht 2018 dhe është i paaftë të punojë sërish.Ata jetojnë në një dhomë 10 metra katrorë, që nuk përmbush asnjë kusht. Gjithsej për t’ia dalë kanë ndihmën ekonomike prej 47 mijë lekësh të vjetra.Më pas shkojmë në Elbasan, për një shtëpi tjetër për familjen e Pranvera Illiut.Bashkëshorti i ka vdekur me cerozë në mëlci, duke lënë pas 3 vajza të vogla, 3, 4 dhe 6 vjec.familja Illiu jetonte nëpër të afër, por tashmë kanë shtëpinë e tyre në Elbasan dhe një pension të lidhur nga “fundjava”.