Stop – Emisioni 56 (sezoni 6)



Stop – Emisioni 56 (sezoni 6)

20:08 23/11/2020

Hitparade i absurdit shqiptar.

Në Kagjinas të Ersekës një gomar është ngarkuar me shishe plastike. Në Lezhë janë filmuar radhë të gjata njerëzish, që presin të aplikojnë për kartë identiteti dhe pasaportë, duke mos respektuar asnjë masë sigurie në kushtet e pandemisë së covid 19.Në fshatin Shosh të Shkodrës disa të rinj përpiqen të kalojnë, atë që vështirë se mund të quhet urë, pasi është vetëm një strukturë me shufra telash në vend të asaj, që duhet të ishte një urë kalimi.Janë këto disa episode, që shfaqen dhe komentohen në emisionin e sotëm Stop, në rubrikën “Hitparade I absurdit shqiptar”.






Të ngjashme