Stop – Emisioni 57 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 57 (sezoni 5)

21:02 19/11/2019

Tirane/ takime politike te ethshme, po fryn ere zgjedhjesh?!

Opozita e bashkuar ishte që në orën 9.00 të mëngjesit në zyrën e presidentit të republikës Ilir Meta. Në fund të takimit, në faqen e presidencës u publikua mbështetja e kreut të shtetit për reformën zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme. Në të njejtën linjë ishte dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili tha, se në pak ditë opozita paraqet propozimet për reformën zgjedhore, ndaj nuk ka më alibi për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme.Për reformën zgjedhore u mblodh sot dhe tryeza e OSBE-së, ku mori pjesë edhe PD-ja. Nga ana tjetër presidenca, sic kishte paralajmëruar, dorëzoi paninë penale ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani në tre prokurori, të përgjithshmen, të Tiranës dhe të krimeve të rënda.

Lazarat/ Stop sjell pamjet dhe zbardh rrenjet e perplasjes fizike te biznesmenes.

Sot në shumë media u publikua lajmi, se një grua biznesmene nga Lazarati, u dhunua nga nipi i burrit dhe përfundoi në spital. Ndërsa policia la të lirë agresorin.Por “Stop” sjell pamjet ekskluzive të përplasjes fizike mes të dyve, ku duket se djali nuk ka sulmuar.Vec kësaj, gazetari i emisionit prej javësh ka investiguar rastin, që kulmoi sot me një lajm të sipërfaqshëm.Ne ishim në Janinë, për këtë problem. Hajro Buzhari nga Gjirokastra, ose i ati i djalit që u bë protagonist i lajmit të sotëm, në vitet 1990 -1999 punoi si emigrant dhe kurseu 30 milion dhrahmi apo rreth 150 mije euro.Por ai humbi jetën në vitin 1999 dhe llogaria e tij u zhduk nga banka NBG në Janinë.Djemtë e të ndjerit kërkuan paratë dhe dyshuan, se mund t’i kishte marrë xhaxhi i tyre, Islam  Buzhari, në bashkëpunim me drejtorin e bankës greke në Janinë. Djali i Hajros ka aritur ta dokumentojë këtë, duke filmuar xhaxhain, i cili pranon, se ka marrë 30 milionë dhrahmitë e vëllait të vdekur në Janinë.Sipas ekspertit dhe ish-ministrit Arben Malaj, tani kjo vjedhje nuk është më cështje administrative e bankës në Janinë, por cështje penale për prokurorinë e Gjirokastrës.Malaj jep disa këshilla mbi depozitat bankare dhe kriteret, që duhet të plotesojnë punonjësit e bankave, në mënyrë, që paratë e qytetarëve të jenë të sigurta.

Humben prinderit/ apeli i “Stop” dhe shqiptaret per shqiptaret per shtepi.

Nadja dhe Faik Mollajanë vetem 12 dhe 10 vjec, por fatkeqësitë i kanë përplasur fort në jetë.Babai i tyre humbi jetën gjatë një aksidenti në punë, duke i lënë ata jetimë. Nëna, me probleme në zemër, shkoi në Gjermani, për kurim, por atje humb jetën, duke i lënë fëmijët në një azil emigrantësh. Edhe pse të mitur, fëmijët u vunë në dilemën, nëse do të rrinin Gjermani, për t’u birësuar apo të ktheheshin në Shqipëri, për të jetuar me gjyshërit. Ata zgjodhën gjakun e tyre.Gjyshja e tyre tregon, se banojnë sa në një shtëpi me qira në tjetrën, me kushte të vështira e me orendi të falura. “Stop” , Elvis Naci dhe “Shqiptarët për shqiptarët” bëjnë apel, për t’i siguruar një shtëpi Nadja dhe Faik Mollës.





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi