Lopët me brucelozë, Ministria e Bujqësisë merr masa për eleminimin e tyre.

Ditën e djeshme kryeministri Rama u takua me punonjës e drejtues së shëndetësisë në Pallatin e Kongreseve. Në një sallë të tejmbushur dhe me shpenzime të konsiderueshme, Rama tha buxheti për shëndetësinë është parashikuar të rritet me 6%.Javën e kaluar emisioni “Stop” transmetoi rastin e prekjes me brucelozë të 9 lopëve në fermën e zotit Behar Fesko në Urën Vajgurore. Pas denoncimit të problemit, Ministria e Bujqësisë dhe Shërbimi Veterinar Berat janë ngritur në këmbë dhe kanë zbatuar protokollin e parashikuar për raste të tilla. Kafshët e infektuara u therën në një thertore të licensuar, ndërsa po punohet edhe për nxjerrjen e përgjegjësive për vonesën e praktikës.

Agjensia e Inteligjencës, shkeljet e institucionit “sekret” në dritë të diellit.

“Stop” sjell sërish në vëmendje rrëfimin e ish-punonjëses e Institucionit të Agjencisë të Inteligjencës dhe Mbrojtjes (AISM), që pasi denoncoi shkeljet e eprorëve u hoq nga puna.

Punonjësja e AISM: Kam qenë punonjëse në Institucionin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Mbrojtjes që në vitin 2004, pra 13 vite karrierë. Konstatova veprime të paligjshme nga dy titullarët e mi, konkretisht zoti Andrea Pasakali dhe zonja Altina Veshi të cilat kishin të bënin me elementë të shpërdorimit të detyrës. Unë këto gjëra ja bërë në dijeni titullarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë nga i cili nuk gjeta asnjë lloj mbështetje. Vijova me denoncimin tim, duke ju drejtuar Ministrit të Mbrojtjes dhe portalit të bashkëqeverisjen, kryeministrit të vendit. Ministri i Mbrojtjes e mori shumë seriozisht çështjen, duke krijuar një Komision Hetimor për këtë çështje, i cili përbehej nga tre veta. Ata erdhën dhe hetuan për çështjet që unë kisha denoncuar dhe në fund ky komision doli me një raport i cili dhe ende dhe sot unë nuk e di se cilat janë konkluzionet e këtij raporti.

Ndaj meje u mor masa e heqjes së certifikatës së sigurisë të cilën e kisha prej 14 vitesh dhe hera e fundit që mu rinovua ishte në Maj të 2017 ndërkohë që në Tetor të 2017 unë kreva detyrimet e mija. Ma hoqën pa raportuar asnjë lloj shkelje në drejtimin tim. E vetmja gjë që unë aludoj është bërë për faktin që unë kam denoncuar.

Por Ministria e Mbrojtjes e ka konsideruar sekret shtetëror atë që ka deklaruar ish-punonjësja, madje e ka paditur këtë të fundit.

Ministria e Mbrojtjes në konkretisht, Agjencia e Inteligjencës të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka dërguar një shkresë ku thotë: Në funksion të transparencës bën me dije se: Pretendimet e ngritura nga qytetarja ish punonjëse e institucionit tonë janë jo vetëm të pavërteta, por dhe në shkelje të hapur me ligjin. Pika 2: Shtetësja në fjalë, gjatë ushtrimit të detyrës së saj pranë institucionit tonë ka shkelur pikën “e” të nenit 5 të ligjit nr. 65/2014 “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, shkelje e cila rezulton me komprometimin, përhapjen e paautorizuar dhe keqpërdorimin e informacionit të kualifikuar, me të cilin shtetasja është njohur gjatë dhe për shkak të detyrës.

Pyetja që shtohet është pse nuk është denoncuar kur ka qenë në punë shtetasja?

Drejtoria e Informacionit të klasifikuar (DSIK) po në bazë të nenit 27, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”, pasi është njohur me shkeljet e konstatuara ka marrë vendimin për heqjen e certifikatës së sigurisë së personelit, për shtetases së cilës i referoheni në emisionin tuaj.

Për të heqjen e një certifikatë sigurie duhet një Komision ku ti thuheshin argumentet se pse është hequr nga puna, ndërkohë që nuk ka asnjë argument.

Drejtoria e Informacionit të klasifikuar (DSIK) Për të gjitha sa më sipër nga ana juaj, kërkojmë rrespektimin e ligjit, duke mos publikuar informacionin e klasifikuar, emrat dhe fotot e personelit, të cilat kompromentojnë jo vetëm veprimtarinë e institucioneve por edhe jetën e vetë personelit të ekspozuar.

Punonjësja AISM: Po ja për rastet, që ti ke hequr certifikatën e sigurisë, i ke vajtur, i ke thënë për shkeljen?

Shefi 1: Po moj!

Punonjësja AISM: Kurse mua, se ç’bënë unë se marr vesh. Vetëm kur më erdhi njoftimi ne shtëpi, të kemi hequr certifikatën e sigurisë.

Shefi 1: Çfarë ka bërë ajo, që ja hoqën certifikatën sigurisë? Jo që ia hoqën, që ja hoqët? Kujt i thashë? Filanes mor. Çfarë je tu thanë mor, i thashë? Unë s’di gja fare i thashë, u preva… ngeli. E kupton?

Punonjësja AISM: Ke qenë ti personi që jam certifikuar këto 14 vjet, apo jo?

Shefi 2: Po, po !

Punonjësja AISM: Atëherë… dhe thashë ky xxxx më është qepur mua të më heqë certifikatën e sigurisë, ka pasur asnjë lloj problemi Dhe unë këtu nuk jam një ditë kam 14 vjet dhe njihemi shumë mirë bashkë në çdo lloj aspekti.

Shefi 2: Po te them për kontrollin që kam bërë unë…

Punonjësja AISM: Edhe për besueshmërinë e punës…, edhe për të gjitha.

Shefi 2: Tani e more vesh…, tek zyra juaj dhe tek të gjithë analizat, nuk kam gjet as edhe një lloj shkelje. Po ta them sot edhe po ma kërkove sot e 100 vjet, këtë përgjigje ke nga unë.

Nga ana tjetër dekonspirimin e ka bërë vetë Ministria e Mbrojtjes, duke i vënë në dispozicion Sigurimeve Shoqërore emrat dhe pozicionet punonjësve të agjencisë së Inteligjencës, apo edhe në përgjigje të portalit të bashkëqeverisjes.

Punonjësja AISM: Unë fatkeqësisht nuk mora merita por vetëm largimin nga puna.

Punonjësja AISM ju drejtua një sërë institucionesh ndër të tjera dhe portalit të bashkëqevisje.

Në përgjigjen që AISM i kthen portalit të bashkëqeverisjen zbulon informacionin e klasifikuar sekret, zbulon pozicionin e ish punonjëses, pozicionin e shtetases Altina Veshi, punonjëse në AISM, publikon të thëna të klasifikuara sekret, datën dhe numrin e protokollit.

Neni 25 thotë: Përjashtimi nga publikimi

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ndalohet të japë informacion që ka të bëjë me të dhëna të klasifikuara dhe përjashtohet nga detyrimet që kërkojnë publikim e metodave të punës dhe të burimeve të të dhënave të informacionit të klasifikuar të strukturave, të funksioneve, të emrave si dhe të numrit të punonjësve të kësaj Agjencie.

Gjatë investigimit që emisioni “Stop” po bën për AISM ka arritur të sigurojë në mënyrë operative dokumente shkresorë që tregojnë se kjo agjenci dhe Drejtori i Përgjithshëm i saj, Koloneli i saj Bardhyl Nuredinaj kanë nxjerrë sekretin shtetëror.

Ministria e Mbrojtjes drejtuar zotit Alqi Bllako, sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, ju informojmë se për zotin Sandër Lleshaj, tani ministër i Brendshëm, AISM nuk disponon të dhëna dhe informacione për përfshirjen e tij në veprimtari që cënojnë Sigurinë Kombëtarë apo aktivitet të kundraligjshme. Kjo shkresë ka datë, numër protokolli, firmën e Ministrit të Mbrojtjes, por mban vetëm firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të AISM, koloneli Bardhyl Nuredinaj. Kjo shkrese i dërgohet drejtorit të Sigurimeve Shoqërore, zotit Hado, nga drejtori i AISM. Bardhyl Nuredinaj dekonspiron të gjithë strukturën e AISM, pasi i ve në dispozicion, pozicionet, postet kyçe dhe sekretë të të gjithë punonjësve që punonjësve në këtë agjenci.

Neni 25 thotë: Përjashtimi nga publikimi

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ndalohet të japë informacion që ka të bëjë me të dhëna të klasifikuara të strukturave, të funksioneve, të emrave si dhe të numrit të punonjësve të kësaj Agjencie është i ndaluar të publikohet.

Por kush është Kolonel Bardhyl Nuredinaj

U emërua si shefi i ri i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes duke pasur me këtë detyrë gjeneral brigade Bardhyl Kollçakun, tashmë në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Ministrja Olta Xhaçka ka firmosur urdhrin e emërimit për Nuredinaj i cili më parë ka qenë komandant në qendrën e personalit, rekrutimit të forcave të armatosura. Më herët Kolonel Nuredinaj ka qenë më parë Drejtor në Drejtorinë e NATO-s, BE dhe Marrëdhëniet më Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nëni 11

Kriteret për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes pika a) të ketë shërbyer për një periudhë kohore jo më pak se 15 vjet në strukturat të inteligjencës ushtarake apo në institucione me natyrë të ngjashme me to, nga të cilat jo më pak se 10 vjet në pozicione drejtuese.

Kolonel Bardhyl Nuredinaj nuk e plotëson këtë kriter kryesor për të drejtuar AISM, pasi nuk figuron asnjë vit i punësuar në strukturat e inteligjencës ushtarake apo të ngjashme me to.

Pjesa tjetër e stafit nuk kanë akoma një certifikatë sigurie, ose e kanë marrë me vonë, pasi kanë hyrë në punë.

Personat që duhet të punësohen në AISM duhet ti nënshtrohen një konkursi dhe ngritja e një komisioni për këtë qëllim. Por shpallja e fudnit për një fond për një konkurs ka qenë në 2014, ndërsa punësimet e bëra në 2018 janë jashtë çdo kriteri ligjor. Emision “Stop” rendit listën e disa personave që nuk e kanë marrë ende certifikatën e sigurisë.

Veç kësaj, shumë punonjës janë marrë në punë jashtë kritereve ligjore e po kështu firma Cola Invest shpk, që bëri rikonstruksionin e Garnizonit Ushtarak Skënderbej, nuk ishte e certifikuar, siç e kërkon ligji. Kjo është jashtë çdo standarti.

Agjencia e Inteligjencës dhe Mbrojtjes (AISM) në vitin 2017 ka kryer riksonstrukionin e godinës së re.

Firma Cola Invest shpk nuk ka qenë e certifikuar as si subjekt dhe as punonjësit e tij. Punimet në godinë duhet të bëheshin nga një subjekt i certifikuar nga DSIK si subjekti dhe punonjësit e tij.

“Shëruesi” seksual i burrave, dalin në dritë të tjera bëma të Shefqetit.

Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme një video-skandal, ku një person i quajtur Shefqet pretendon se zgjidh hallet e qytetarëve.

Përmes pamjeve të kamerave të fshehta, “Stop” zbuloi se “shëruesi” Shefqet prekte burrat në pjesë intime dhe çdo hall të tyre ai pretendonte se e zgjidhte përmes forcës seksuale të burrave.

Stafi i programit ka mundur të sigurojë dëshmi për abuzimet e Shefqetit, që mesa duket vijojnë prej dekadash. Një qytetar që jeton në Itali, ka gjetur kurajon të rrëfejë eksperiencën e tij disa vite më parë.

Tek “shëruesi” Shefqet, shqiptari që jeton në Itali, kishte shkuar së bashku me të ëmën për një problem familjar që kishin, dhe jo personal.

Edhe në këtë rast, “shërues” Shefqeti kishte nxjerrë jashtë të ëmën e qytetarit dhe nisi të prekte djalin nga pjesët intime. Edhe pse kjo nuk kishte asnjë lidhje me hallin e tyre.

Në një komunikim me gazetarin dhe drejtuesin e ‘Stop’ Saimir Kodra, ky qytetar rrëfeu gjithashtu se atë skenë e kishte të vështirë ta harronte për disa kohë.

Saimir Kodra: Për çfarë më kërkove të bëjmë këtë lidhjen telefonike në Skype?

Qytetari: Në radhë ta parë faleminderit që pranuat kërkesën time, thjesht doja të dëshmoja me dëshminë time personale një eksperiencë dramatike që kam përjetuar me personazhin që transmetuat mbrëmë. Shpresoj që organet kompetente të veprojnë. Isha tek ky për një eksperiencë personale që në 2005 dhe mbaruam punë për 5 minuta. Na tha do bëj ashtu, do bëj kështu. Pastaj, 5 minuta i tha mamit dil jashtë se kam punë me çunin.

Saimir Kodra: Ndërkohë, ju kishit vajtur për problem tjetër familjar, jo për punën tënde.

Qytetari: Po, për njerëz të tretë, jo për ne që ishim prezent aty. Dhe unë thjesht bëja punën e shoferit, duke dërguar mamin që po fliste me të për problemin tonë familjar. Dhe tha rri këtu, e më ngriti në këmbë e më tha: “Do të provoj të të paralizoj këmbë e duar ta shikosh forcën time”. Faktikisht më hyri frika dhe pastaj tha “po e shof që qenke çun i ri, po jeton në Itali, shkon pas femrave, ke epsh, ta ndal unë epshin ty”. Uli, tha, pantallonat. Më preku siç bëri të njëjtat gjëra që bëri mbrëmë.

Arrita disi të shkëputem, por faktikisht kohën më të madhe e ka kaluar me mua se me familjarët e mi që ishim për problemin tim. Ka qenë vështirë për ta kaluar faktikisht, por kemi qenë të rinj dhe shyqyr Zotit ka kaluar ajo punë. Kur pashë mbrëmë u ndjeva sikur të isha atë ditë aty. Faktikisht nuk më ka ikur nga mendja për disa kohë shumë të gjata. Se më ngelte mendja, aty, thoja çfarë më bëri ky. Mos po më bën ndonjë magji. Unë nuk besoj shumë në fakt në këto gjëra, por kur pashë pamjet e vilës që kishte krijuar ky me ato Lekë, përveç krimeve që bën personale, ka dhe një zhvatje nga personat, nga Lekët që iu merr. Jam në Itali me familjen time.

Mbrëmjen e djeshme, emisioni “Stop” publikoi pamje se si “shëruesi” Shefqet prekte burrat nga pjesët intime, duke pretenduar se çdo problem ai e zgjidhte përmes forcës së tyre seksuale. Ndërsa grave ai u jepte këshilla në copa të vogla letrash me shkrime të pretenduara në gjuhën arabe, për të zgjidhur çdo hall.