Vore/ Pas transmetimit ne Stop, shkarkohet kryebashkiaku Karamuca.

Një ditë më parë “Stop” skanoi, atë, se cfarë ka ndodhur me bashkinë e Vorës dhe ndërrimin e 3 kryetarëve në këtë bashki për cështje interesash të ngushta.

Posti i kryetarit të bashkisë së fundi i kaloi biznesmenit Shefki Karamuca, pas dorëheqjeve të kryetarit Brahimaj dhe nënkryetares Laureta Omeri.Kryetari i tretë brenda vitit i Vorës, Shefki Karamuca, sapo mori postin, nisi të ndërtoje objektin e tij privat ngjitur me Bashkinë dhe sipas informacioneve ky objekt është pa leje.Vec kësaj, stafi i firmës private të Karamucës, është punësuar në Bashkinë e Vorës.Pas transmetimit, mësojmë, se edhe Karamuca është shkarkuar nga posti i kryebashkiakut të Vorës.

Vendimet e falsifikuara/ Si u pervetesuan tokat bujqesore ne Mazrek.

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim nga fshati Mazrek, ku dyshohet, se është fasifikuar një vendim i AKKP në vitin 2002 dhe pjesa më e madhe e tokave bujqësore të ketij fshati janë njohur si toka truall dhe i jane kthyer trashëgimtarve të shtetasit Avdi Lami. Ibrahim Mici, përfaqësues i fshatarëve, tregon, sesi i kanë marrë këto prona në vitin 1991 me ligjin 7501 dhe shprehet i habitur, sesi trashëgimtarët Lami janë bërë pronarë të tokave në këtë fshat.

Stop siguron vendimin e AKKP-së  të vitit 2002, kutokat bujqësore në kundërshtim me ligjin janë kthyer në truall. Në vendim mungojnë firmat e anëtarëve të komisionit, që e nxjerr të pasaktë dhe të falsifikuar këtë vendim.

Bujar Lami, një prej trashëgimtarëve, hap një proces gjyqësor, ku kërkon anulimin e gjithë vendimeve.Këtë proces e ka gjykuar Rilinda Selimi, që tani është në Gjykatën Administrative të Apelit. Ky proces është zhvilluar pa njoftuar palët e paditura, fisin Mici në fshatin Mazrek dhe institucionet shtetërore, që kanë qenë palë e tretë.Më pas prokurorja e Tiranës Mirela Zavalani, konstatoi shpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e  vendimit, por doli në konkluzionin e mosfillimit, sepse vepra penale ishte parashkruar, duke lënë konfliktin hapur,pa ndjekur pistën tjetër të veprës penale të pastrimit të produkteve.

Voskopoje/ Detaje te reja nga (vete) vrasja e te riut Antonio Karafili.

Në fund të tetorit 2020, transmetuam rastin e vetëvarjes së të riut Antonio Karafili në 14 qershor 2018 në pyllin e Voskopojës.Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça.Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios. Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios, Taverna Mishel.Në këtë moment, Kejsi kujton, se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime, se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.Ajo, që duket të jetë më shumë vrajse se vetëvrasje, u mbyll si cështje nga prokurorja Oli Visi dhe më pas Odeta Todorrushi.Prova dhe detaje të reja provojnë dyshimet e familjarëve, se djalit të tyre i është marrë jeta.Stop ka mësuar, se ditën e fatkeqësisë, në Komisariatin Dixhital janë bërë dy denoncime për viktimën Antonio Karafili. Denoncimi i parë raporton, se Antonio vjen vërdallë me armë zjarri dhe i dyti, që Antonio vret veten.