Seancë parlamentare sa hap e mbyll sytë-Parku te Liqeni pa leje Mjedisore.

Seanca e sotme parlamentare ishte ndër më të shkurtrat e sërish u ndërpre për pushim. Debatit për parkun e Liqenit Artificial, iu shtua edhe qëndrimi i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, që thotë, se projekti i Bashkisë nuk ka leje mjedisore. Edhe në vitin 2013, bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha, nisi projektin e rikonstruksionit të Rrugës së Kosovarëve, pa pasur më parë të gjitha lejet. Në shtyp u botua sot një kontratë e re e qeverisë shqiptare me një kompani gjermane me vlerë 500 mije euro për 6 muaj. Ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi, se Byroja Kombëtare e Hetimit do ti japë fund kohës së “Al Caponëve”.

 

Banorët e shtëpive pranë Stacionit të Trenit në mes të katër rrugëve!

Banorët e shtëpive private pranë Stacionit të Trenit kanë mbetur në mes të katër rrugëve. Ata thonë, se vlera e dëmshpërblimit të shtëpive është qesharake dhe që nuk u mjafton as për një strehë mbi kokë. Vec kësaj edhe jeta e qytetarëve të tjerë është vështirësuar, për shkak të bllokimit të kësaj rruge.

                  

Mes përmbytjeve dhe ujrave të zeza!

Rrugët e Tiranës u shndërruan sërish në lumenj sapo ra shi. Të njëjtin fat kishte edhe rruga me emrin ekzotik “Dubai” në Kamëz. Në Kasallë rruga është kthyer në liqen ku lahen edhe rosat. Ndërsa në Lac ujrat e zeza kanë dalë në sipërfaqje.