Parlamenti i ri dhe e munguara e madhe…Joleza Koka.

Këto ditë nisi punimet parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.Njëlloj si në ditën e parë të shkollës, deputetët ishin veshur me kujdes e shfaqnin emocionet e fillimit të rrugëtimit.Gazetarët e “Stop” kanë realizuar intervista me humor me të zgjedhurit e rinj. Por ra në sy, se kësaj buqete i mungon një nga figurat e “përndritura” të socialistëve të rinj, ish-kryetarja e Fresh, Joleza Koka. Në fakt në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, ku Joleza punoi për disa vjet, thonë, se ajo nuk u shfaq kurrë në Ministri, ku vetëm merrte pagën mujore.

(Pa)siguria ushqimore, “vrasësi” ynë i përditshëm.

Në fund të gushtit, një raport i KLSH-së nxorri në pah, se AKU nuk kontrollonte dot 1/3 e pordukteve, që hyjnë në Shqipëri e tregtohen në supermarkete e dyqane. Kamera e fshehtë e “Stop” monitoroi për disa ditë mënyrën e tregtimit të produkteve, që kërkojnë kushte frigoriferike. Kosi dhe produkte të tjera mbaheshin në tokë e jashtë frigoriferëve. Qytetarja pyet, se përse mbahen në këto kushte, prodhime që duhet të ishin në friogorifer. Përgjigja më e shpeshtë ishte, se bëhej fjalë për produkte, që sapo kishin mbërritur. Më pas ndalemi në fabrikën e recelit dhe konservave “Osumi”. Kushtet e punës me produkte ushqimore dhe niveli i higjenës të lenë pa fjalë.