Stop – Emisioni 6 Shtator 2023 (Sezoni 9)


Stop – Emisioni 6 Shtator 2023 (Sezoni 9)

21:00 06/09/2023

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Stop/ Me dyer përtokë e tualete skandaloze, pamje nga trageti grek në Vlorë

Një prej drejtuesve opozitarë, Sali Berisha, foli sot në aktivitetin për denoncimin e masakrës zgjedhore të 14 majit. Berisha e quajti “Libri i zi”, përmbledhjen e dokumentave për parregullsitë elektorale. Por me këtë titull ka publikuar një vepër edhe nobelisti turk Orhan Pamuk, me të cilin Berisha mund të “bëjë gjyq” për të drejtën e autorit.Sot u nda nga jeta nobelisti i mjeksisë shqiptaro amerikani Ferid Murati. Ai njihet dhe si krijuesi i viagrës.Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë pamjet e një trageti grek, që udhëton nga Vlora. Kushtet e tragetit janë skandaloze, me dyer e dërrasa të rëna në tokë dhe pisllëk në tualete.

Stop/ “Merr policinë merr”, burri dhe djali dhunojnë gruan, i marrin shtëpinë

Jemi në Lezhë, pasi një zonjë, na tregon, se cfarë lojrash ka bërë ish-bashkëshorti, me të cilin jetoi 23 vjet. Ky i fundit në bashkëpunim me firmën ndërtuese, tjetërsuan pasurinë e blerë në vitet 2017-2018. Në fund shtëpia i kaloi një personi të lidhur me ish me ish- burrin e saj, kunatit të tij.Në të gjitha këto veprime, denoncuesja nuk është pyetur fare nga noteri, Fran Gjoni.AvokatiArben Llangozi tregon shkeljet e kodit të familjes në këtë rast, përmes kontratave fiktive në zyrën e noterit, në një kohë, kur sistemi i noterëve nuk i lejon këto akte. Vetë noteri nuk i pranon shkeljet. Kur gruaja ka tentuar të hyjë në apartamentin, të cilin e mban ish-burri, por e falsifikoi me letra, ajo është dhunuar, jo vetëm nga ai, por edhe nga djali 18 vjec.

 Stop/ “Nuk sheh mirë nga sytë”, punonjësja e postës vjedh pensionet

Në dhjetor 2021 ishim në Lac për problemin e bashkëshortëve Grimci, të cilët treguan, se një punonjëse e postës u kishte vjedhur nga 2 muaj pension. E megjithëse e provuam, se kishte patur vjedhje, drejtori i postës Lac, nuk e pranoi dhe e zgjidhi situatën, duke u dhënë pensionistëve paratë e munguara.Dy vjet më pas, një tjetër denoncim na vjen për postën e Lacit, zyra e Sanxhakut, ku sërish Lindita Bushi, ka marrë 5 muaj pension të nënës së Lindita Nikollit, denoncueses në redaksinë tonë.Drejtori i filialit të Lacit, Dilaver Lita, në vitin 2021 na tha, se punonjësja ka patur probleme me shikimin, por nuk ka patur vjedhje. Në fakt pas dy vjetësh, punonjësja në fjalë është në gjykatë për veprën penale “vjedhje e kryer, duke shpërdoruar detyrën”.  Sot drejtori thotë, se me t’u shprehur Gjykata, Posta Shqiptare do dëmshpërblejë një për një pensionistët./tvklan.al










Të ngjashme