Stop – Emisioni 60 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 60 (sezoni 5)

21:02 22/11/2019

Femijet, fansa te zjarrte te “Stop”/ Qarkullimi, edukata jone e munguar.

Sic është bërë tashmë traditë, shumë prindër kanë filmuar fëmijët e tyre, duke kërcyer e duke ndjekur me vëmendje emisionin “Stop”.Alyssa, Amla, Atrea, Helena, Mateo, Neraida, Perla, Tiara, e Xhoeli janë të vegjlit, që vijnë sot, duke u argëtuar me ‘Stop”. Dy qytetarë janë fotografuar, duke bërë muhabet në vijat e bardha. Në një video tjetër shfaqet një cift në Kamëz, duke udhëtuar mbi një mjet, që i ngjan bicikletës dhe karrocës.

Fikas-Elbasan/ Femijet bejne cdo dite nje ore ne kembe per ne shkolle.

“Stop” ka udhëtuar drejt fshatit Fikas për një ankesë të zonjës Ryzhdie Terziu.Ajo ka dy fëmijë, që bëjnë një orë në këmbë, për të shkuar në shkollën e Bradasheshit, që ata ndjekin. Mjeti, që kalon andej, është i tejmbushur e vec kësaj, oraret i ka të papërputhshme me fëmijët e Ryzhdies.Edhe me pagesat e transportit, Ryzhdie Terziu ka patur probleme, pasi nuk i merr kurrë në kohë.Gazetarja e “Stop” bëri një ditë rrugën me zonjën Ryzhdie dhe fëmijët e saj dhe kjo ishte një eksperiencë e lodhshme. Por fëmijët, të shoqëruar nga e ëma, e bëjnë dy herë në ditë këtë rrugë.Në Zyrën Arsimore të Elbasanit, na thanë që pagesat e transportit janë me vonesë.vetëm nga zyrat e postës, këto para janë vonuar 3 muaj.Në këtë zyrë në thonë, që fëmijët e zonjës, duhet t’i marrë linja Gracen-Elbasan.Por administratrori i kësaj linje, shpjegon, se e ka të pamundur të marrë dy fëmijët e Ryzhdies. Mjeti është plot dhe në ato orare, nuk kalon asnjë i tillë

Shkoder/ 17- vjecarja e semure me pune dhe jete te re.

Ne 1 nëntor transmetuam rastin e Qamile Muharit, e cila kërkoi ndihmë për vajzën, Adelina Emini 17 vjecare, e cila pasi ka kaluar një traumë, ka probleme shëndetësore dhe shkul flokët e veta. Qamilja nuk punonte, pasi nuk e linte dot vajzën vetëm. Gazetarja e “Stop” në bashkëpunim me spitalin rajonal, coi në shtëpinë e Qamiles grupin e urgjencës dhe mjeken psikiatre Valdet Hoxha. Adelina nisi mjekimin dhe sot është përmirësuar. Ajo ka mundur të hyjë dhe në punë në call centër. Nga ana tjetër, Nova Center, extention dhe paruke, Uljanova Cali përgatitën një paruke me flokë origjinalë, për ta ndihmuar vajzën, që të mos ketë probleme sociale në jetën e saj të përditshme.Një qytetare anonime dhuroi 100 euro për Adelina Eminin.




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi