I paralizuari i Elbasanit shtrohet në spitalin e Lezhës!

Stafi i “Stop” merr personin e paralizuar nga qyteti i Elbasanit dhe e shoqëron në Spitalin e Lezhës. Mjeku ortoped Pashk Gjoni thotë, se ndërhyrja do të bëhet me kujdesin maksimal dhe kjo është zgjidhja e duhur për personin, që ka nevojë për një protezë në këmbë.

 

Vladimir Laska fiton gjyqin për 10 vjet dënim të padrejtë me burg!

Vladimir Laska, i burgosur me 10 vjet për grabitje me armë në Pukë,  iu drejtua me një letër Gjykatës së Strasburgut. Në Strasburg fitoi betejën ligjore dhe Gjykata Administrative vendosi dëmshpërblimin e tij me 56 milionë lekë.

Gjyqi për dy faturues të OSHEE-së po kap rekordet Gines.Akuza nga “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” është bërë “falsifikim kompjuterik”. Numri i seancave ka kaluar 40 dhe gjyqi vazhdon.

 

Ujërat e zeza nga deti në liqen dhe plëhra kudo nëpër qytet!

Në këtë pjesë të emisionit shfaqen disa video të bëra nga qytetarët. Ujrat e zeza në Golem vazhdojnë të derdhen në det. E njëjta situatë në Liqenin e Shkodrës. Në Babrru ato, që hidhen, janë inertet. Ndërsa në pyll Fushë-Arrëz plehrat kanë mbirë kudo.