Hitparade i absurdit shqiptar.

Një cift të moshuarish janë fotografuar mbi një motorr, ndërsa para e mbrapa motorrit kanë kosha me lule, të cilat duket se bëjnë tregti. Një gomar pellushi është vënë në një makinë fëmijësh e duket se po argëtohet, sic bëjnë të vegjlit. Një mace duket se bën rolin e qenit në shtëpi, pasi është filmuar duke iu hedhur të zotit e duke I kafshuar rrobat në divanin e banesës. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në studion e emisionit “Stop” në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.