Pavarësia mes urimit të ambasadës amerikane dhe lapsusit të Bashës.

Sot u përkujtua 106 vjetori i pavarësisë së vendit si zakonisht në ceremoni të ndara nga qeveria dhe opozita. Mazhoranca ishte në Vlorë, për të ngritur simbolikisht flamurin, ndërsa opozita bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Lulzim Basha u shpreh, se kjo datë kujton ngritjen e flamurit të Kastriotëve, duke ngatërruar vitin e duke thënë 1944 në vend të 1444. Ambasada amerikane ka zgjedhur të urojë pavarësinë e shqiptarëve me një poster, duke treguar gjërat që pëlqen te kombi ynë.

Mallakstër, skandali i bashkisë, grabit pronën private e kryen aktivitet pa leje.

Emisioni “Stop” është ndalur në fshatin Visok të Ballshit për denoncimin e qytetarit Gramoz Malaj. Ai thotë se Bashkia e Mallakastrës i ka hyrë në pronën që ka me dokumente dhe merr rërë bituminoze. Kryetari i Bashkisë, Agron Kapllanaj thotë në intervistë se vendi i gërmimit është në kufi me pronën private, ndaj mund të ketë prekur pak.

Kapllanaj pohon se nuk ka leje shfrytëzimi dhe asnjë lloj dokumenti tjetër që ta lejojë të kryejë këtë aktivitet. Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier deklaron se për këtë aktivitet, Bashkia e Mallakastrës duhet të ketë patjetër leje shfrytëzimi e leje mjedisore. Sipas tij, puna jo vetëm do të bllokohet, por do të shkojë edhe në prokurori.

“Quhem Gramoz Malaj, jam bashkëpronar në një sipërfaqe toke të trashëguar nga gjyshërit e mi. Dhe gjithë këtë kohë, ne i jemi drejtuar gjykatave të ndryshme për ta rimarrë këtë pronë dhe në vitin 2015 Gjykata e Rrethit Fier na e ka rikthyer, madje e kemi fituar edhe në Apel. Kemi ardhur këtu, kur kemi parë që disa persona po na shkëtërronin pronën. Siç e shikoni edhe vetë, faktet flasin, personat që janë futur këtu nuk janë individë privatë, por është një institucion shtetëror që quhet Bashkia Ballsh.”

Gazetarja: Pranë redaksisë së emisionit tonë është ankuar Zoti Malaj, i cili në bazë të dokumenteve që ka njihet pronar i ligjshëm i një sipërfaqe toke në fshatin Visok dhe deklaron që i është cënuar prona, pasi Bashkia juaj po ndërhyn pikërisht në pronën e tij, duke marrë rërë bituminoze. Doja të dija cila është e vërteta dhe cili është pretendimi i Bashkisë.

Kryetari Agron Kapllanaj: Bashkia Mallakastër nuk ka hyrë në pronën e zotërisë. Meqenëse jemi duke punuar në kufi prone, ndoshta mundet edhe që mjeti të kenë hyrë edhe brenda pronës së zotërisë. Ne jemi të gatshëm që nëse kemi ndërhyrë, të rikthejmë, ashtu sikurse do të rikthejmë edhe pjesën tjetër, në gjendjen e mëparshme.

Gazetarja: Keni një leje shfrytëzimi?

Kryetari Agron Kapllanaj: Leje shfrytëzimi për çfarë?

Gazetarja: Për të marrë bitum?

Kryetari Agron Kapllanaj: Po ne nuk kemi hapur barrierë bitumi atje, jemi duke bërë rikonstruksionin e rrugës dhe sigurisht që gjatë kohës që punojmë, këto inerte po i shfrytëzojmë për shtrimin e disa rrugëve të tjera.

Gazetarja: Gjithsesi, pa leje unë nuk besoj, se mund të ndërhyhet?

Kryetari Agron Kapllanaj: Ok! Dakord!

Gazetarja: S’e keni lejen?

Kryetari Agron Kapllanaj: Jo, s’kemi leje!

Gazetarja: Një qytetar kur ndërton minimumi merr një leje, po s’e pati lejen futet në burg, kështu që si i bie?

Kryetari Agron Kapllanaj: Edhe ne me leje punojmë.

Gazetarja: Punoni me leje, por këtë herë s’ashtu…

Kryetari Agron Kapllanaj: Në të gjithë territorin, ne punojmë me leje.

Gazetarja: E kuptoj! Po këtu pikërisht, pse s’keni punuar me leje?

Kryetari Agron Kapllanaj: Edhe aty me leje jemi! Jemi duke bërë rrugë. Duke rehabilituar rrugën e fshatit.

Gazetarja: Po pra po, ju ok, po bëni punë publike, sepse ky është detyrimi juaj.

Kryetari Agron Kapllanaj: Nuk po bëjmë krim!

Gazetarja: Nuk po bën krim, por ti nuk ke një leje?

Kryetari Agron Kapllanaj: Ok! Ok! Dakord! Nëse s’ka leje, ka apo s’ka leje, ka dhe instanca të tjera që merren me lejet e me ato. Ok! Në qoftë se nuk ka leje, sipas ligjeve, kemi edhe ne ato kusuret tona, penalizohemi.

“Atëherë, pasi morëm takim me Kryetarin e Bashkisë, i cili na tha se nuk është bërë dëm, vetëm sa është cënuar pak në pronën time… unë erdha për ta vërtetuar këtu, ku është një fushë, në qytetin e Ballshit. Të gjithë këtë material e kanë marrë nga prona ime. Këtu duken faktet vetë se është cënuar pak, apo është cënuar shumë…”, tha Gramoz Malaj.

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit tha se “i është kërkuar të gjithë bashkive, sipas bazës materiale të kërkuar! Ju kërkojmë informacion mbi karrierën e ndodhur në Visok, Bashkia Mallakastër. Sa më poshtë: Dokumentacionin e pronësisë, ku ushtrohet ky aktivitet! Licencat përkatëse për shfrytëzim, nëse është në aktivitet, duhet të ketë edhe licencë! Në rast të ushtrimit të aktivitetit pa lejen përkatëse, të merren masa për bllokimin e aktivitetit dhe njoftimit të ISHMP-së menjëherë. Normalisht, Bashkia Mallakastër është pronare të themi në thonjëza e të gjithë territorit të saj, por nuk mund të ushtrojë pa leje asnjë lloj veprimtarie, pa patur këto që unë citova.”

Gazetarja: Ka ardhur në zyrat tuaja kjo Bashki të kërkojë leje?

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit: Asnjëherë! Urgjentisht do bllokohet ai!

Gazetarja: Do bllokohet?

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit: Duhet të bllokohet, se nuk mund të ushtrosh një aktivitet pa leje! Ç’është kjo…?!

Gazetarja: Po jo, se nxjerr bitum dhe shtron rrugë!

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit: Ç’më intereson?! Merr njëherë leje dhe pastaj… ka lejen përkatëse. Leje Shfrytëzimi, leje Mjedisore, duhet t’i ketë se s’bën. Do bllokohet! Do merret masë administrative! Në të kundërt do të çohet edhe në prokurori çështja!

Gazetarja: Ç’farë thua?

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit: E ka ligji!

Urimi i “Stop” per festen e pavaresise.

Pjesa e trete e emisionit te sotem i eshte kushtuar teresisht festes se pavaresise. Nje kercim special me veshje tradicionale e muzike shqiptare shoqerojne emisionin e sotem dhe kete pjese. Dhe nuk kish si te mungonte urimi i stafit te programit dhe Saimirit e Gentit per 106 vjetorin e ngritjes se flamurit ne Vlore dhe shpalljes se Shqiperise shtet i pavarur.