Stop – Emisioni 63 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 63 (sezoni 5)

21:02 27/11/2019

Gjendja e jashtezakonshme/ nisma per ndertimin e pallateve ne Thumane.

Sot në të gjithë vendin flamuri është ulur në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit, që tronditi vendin. Ndërsa në Durrës e Thumanë, zonat më të prekura nga fatkeqsia natyrore, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.”Stop” në bashkëpunim me “shqiptarët për shqiptarët” dhe fondacionin “Firdeus” njoftuan, se marrin përsipër ndërtimin e pallateve të shembur nga tërmeti në Thumanë. Papa Francesku, u lut nga sheshi San Pietro për popullin shqiptar, viktimat e tërmetit dhe familjet e tyre.

Kombinat/ i ngaterrojne emrin e rruges, burokracia le pa shtepi banoret.

Diana Qokaj dhe Nuredin Koka tregojnë, se banesa u është dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit. Ata kanë firmosur një kontratë për një ndërtesa pas komisaritatit numër 6 në Kombinat. Por ka dicka që i pengon dhe kjo është emri i rrugës, ku ndodhet prona. Në kontratë është shkruar rruga “Konferenca e Pezës”, ndërsa në vërtetimin e njësisë, ata figurojnë banorë të rrugës “Haki Stërmilli”. Diana dhe Nuredini kërkojnë saktësimin e adresës dhe ndihmë për shtëpinë, pasi në këto kushte rrezikojnë shumë.Në degën rajonale të Entit Kombëtar të Banesave në Tiranë na thonë, që në kontratë është emri i rrugës, por kjo nuk përbën problem, pasi zona kadastrale, volumi e gjithcka tjetër, janë në rregull. Në zyrat e kadastrës u treguan të disponueshëm të bëjnë korrigjimin menjëherë, pasi Enti të bëjë kërkesën.Në njësinë numër 6, administratori Adriatik Merko shpjegon, se zyra e emergjencave në bashki, do të bëjë të mundur rikonstruksionin e banesës.Por fillimisht do t’i cojnë cadër e krevatë. Sot më shumë se dy muaj nga tërmeti i parë, asgjë nuk është bërë për shkak të burokracive shtetërore dhe banesa është dëmtuar më shumë, duke bërë, që familjarët të flenë në cadër.

Barbullush/ Stop e shqiptaret per shqiptaret bejne me shtepi familjen Ndoja.

Në fund të tetorit emisioni “Stop” transmetoi rastin e zonjës Lindita Ndoja, me banim në Barbullush, nënë e 5 fëmijëve. Djalin e madh e ka cuar në Francë për azil, për t’u kuruar, pasi e ka të sëmurë. Tokën dhe shtëpinë ia kishte falur dhe ndërtuar kisha. Për fat të keq shtëpinë e re e gëzuan vetëm 8 muaj, pasi në muajin tetor, gjithcka iu shkrumbua. Lindita mezi ia del të rrisë me sakrifica fëmijët e saj dhe ka mbetur sërish në mes të katër rrugëve. “Stop” dhe “Shqiptarët për shqiptarët” bënë thirrj për kontribute për një shtëpi për Lindita Ndojën.Këtë fundjavë “Stop” dhe “Shqiptarët për shqiptarët” bënë të mundur inaugurimin e shtëpisë së re për Lindita Ndojën e 5 fëmijët e saj.


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi